Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e djeshme, PD kallëzim penal për kryepolicin e Tiranës dhe për “homologun” e tij të bashkisë

29/03/2016
Protesta e djeshme, PD kallëzim penal për kryepolicin e Tiranës dhe për “homologun” e tij të bashkisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka depozituar në organin e akuzës së Tiranës, kallëzim penal për drejtorin e Policisë Vendore dhe për atë të Policisë bashkiake, të Tiranës.
Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe Ivi Kaso.
Në kallëzim, mësohet se denoncohet dhuna e djeshme e efektivë të policisë së rendit dhe asaj bashkiake, ndaj protestuesve të Parku i Liqenit.
Sipas PD, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e vendit, forcat e policisë së rendit dhe të asaj bashkiake kanë ushtruar dhunë dje ndaj protestuesve te Parku i Liqenit. Por policia nga ana e saj ka bërë të ditur se efektivet kanë qenë në përmbushje të detyrës së tyre ligjore.

Prononcim për mediat i Arben Ristanit dhe Ivi Kasos



arben ristani - ivi kasoArben Ristani:
Partia Demokratike paraqiti sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të policisë bashkiake dhe drejtuesit të qarkut të policisë të Tiranës për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprës penale të pengimit me dhunë të të drejtës së dhe lirive për tubime dhe manifestime. Të dy këto vepra penale janë konsumuar nga këta dy njerëz dhe nga të urdhëruarit prej tyre dje gjatë protestës së PD tek Parku i liqenit. Ne shprehim dhe një herë para publikut konsideratën tonë përpjekjen tonë për të respektuar shtetin ligjor, atë pak gjë që ka ngelur nga shteti ligjor sepse pjesa tjetër po përdhoset çdo ditë nga kjo oligarki e dhunshme në pushtet. Ajo që unë dua të përcjell dhe një herë është se dhuna nuk të çon askund, dhuna nuk ka çuar askund edhe burra më të mirë dhe në shtete të tjera në botës, përkundrazi i ka njollosur me damkën e antikombëtarizmit dhe antivlerave.


Pyetje: Prokuroria dihet që ka më shumë se tri muaj çështjen e protestës të 8 Dhjetorit lidhur me gjobën e falsifikuar, çfarë besimi keni?
Arben Ristani:
Në vazhdojmë të kemi besimin tonë dhe konsideratën tonë për atë pjesë që ka ngelur të shtetit ligjor. Besojmë që në ndërgjegjen e njerëzve të ligjit duhet të ketë ngelur detyrimi i tyre ndaj këtij vendi për të zbatuar ligjin. Ne besojmë tek njerëzit e përgjegjshëm, që me siguri kanë ngelur në këto institucione, vazhdojnë të punojnë në këto institucione dhe nuk i binden urdhrit të oligarkëve.


Pyetje: Si do ta komentoni  arrestimin e 13 personave dhe çfarë qëndrimi keni për pretendimin e policisë se deputeti Gent Strazimiri kishte armë dje në protestë?
Arben Ristani:
Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve paqësorë të PD, për më tepër me dhunë, me maska sikurse dhe i patë nga pamjet, është e gjitha në kundërshtim me ligjin, në tubime të tilla policia nuk shkon me armë pa numra  identifikimi. Për më tepër, policia bashkiake nuk është e detyruar nga ligji dhe nuk ka tagrin ligjor të merret me tubimet që zhvillohen. Për sa i përket deputetit Strazimiri unë jua thash dhe herë tjetër, është një lojë që zhvillohet për të të tërhequr vëmendjen nga gjërat kryesore, nga beteja kryesore që ne kemi me paligjshmërinë që ka kapur këtë klasë politike në mazhorancë, e cila ka mbushur jo vetëm parlamentin me kriminelë jo vetëm administratën publike me kriminelë, por deputetët e tyre vrasin publikisht qëllojnë me armë duke lënduar njerëz të pafajshëm. Pra e gjithë kjo bëhet për të shpërqendruar vëmendjen. Ai nuk ka pasur armë dhe nuk kishte pse të kishte armë.


Pyetje: Keni bërë kallëzim ndaj punimeve tek Parku i liqenit. Keni besim tek prokuria duke qenë se nuk ka asnjë të re nga hetimet?
Ivi kaso:
Mbetet të përsëris vetëm se besimi i PD është se në këto institucione kanë mbetur njerëz profesionistë dhe të përgjegjshëm.
Arben Ristani: Kauza jonë nuk është vetëm për Liqenin. Kauza jonë është në tërësi për paligjshmërinë që ka zënë këtë vend. Kauza jonë është kudo për shtetin ligjor që nuk funksionon, për betonizimin e parkut Rinia, për betonizimin e Sheshit Skënderbej. Kauza jonë është për vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohen. Kauza jonë është për dekriminalizimin, për reformën në drejtësi. Kauza jonë është për çdo gjë që ka të bëjë me shtetin ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.