Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Zgjedhjet në universitetet e Tiranës, kandidatët që garojnë për postet e rektorëve

29/03/2016
EMRAT/ Zgjedhjet në universitetet e Tiranës, kandidatët që garojnë për postet e rektorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në universitetet publike kanë nisur “ethet” e garës për drejtuesit e rinj. Ditën e djeshme u mbyll zyrtarisht afati i regjistrimit për kandidatë për rektor dhe anëtarë të Senatit Akademik në Universitetin e Tiranës. Ndërsa te Politekniku garojnë tre kandidatë mes tyre për postin e rektorit të këtij universiteti. Por me sa duket gara më e fortë bëhet te Universiteti i Mjekësisë, ku deri më tani janë regjistruar zyrtarisht 4 kandidatë, por duke qenë se afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është sot në mesditë, mund të ketë edhe ndonjë kandidat surprizë i orëve të fundit.
Në Universitetin Bujqësor dhe në atë të Sporteve, afati zyrtar i regjistrimit mbyllet ditën e mërkurë, dhe ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar për postin e rektorit. Edhe në Universitetin e Arteve do të garojnë tre kandidatë për postin e rektorit.
Ndërkohë që kandidatët për pozicionin e dekanit dhe shefave të departamenteve kanë afat deri në fund të javës që të regjistrohen. Dita e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në universitetet publike është përcaktuar nga ministrja Lindita Nikolla se do të jetë data 20 prill 2016.
Shpallet i zgjedhur në postin e një autoriteti drejtues kandidati që fiton numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që marrin pjesë në votim, me përjashtim të kandidatëve të vetëm, të cilëve ju duhen 50 % plus një të votave të vlefshme.

Kandidatët e universiteteve të Tiranës

Universiteti i Tiranës
1. Klodeta Dibra,

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
2. Mynyr Koni, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Universitetin Politeknik


1. Andrea Maliqari, Dekani i Arkitekturës dhe Urbanistikës
2. Përparim Hoxha, Dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave
3. Andonaq Londo, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Universiteti i Mjekësisë


1. Arben Gjata, rektori i emëruar, i cili mban aktualisht këtë post
2. Mira Rakacolli, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë
3. Petrit Bara, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike
4. Bajram Hysa, ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë.

Universiteti i Arteve
1. Kastriot Çaushi,

Dekani i Fakultetit të Artit Skenik
2. Artan Peqini, Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura
3. Fatmir Hysi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.