Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet fotoja e personit që jetonte në Itali me Zyra Hidën, flasin djemtë…

28/03/2016
Zbulohet fotoja e personit që jetonte në Itali me Zyra Hidën, flasin djemtë…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shpëtim dhe Marenglen Hida nuk munden me t’i mbanin lotët kur u takuan me grupin e gazetarëve të emisionit “Varr pa emër” të televizionit holandez SBS.
Pas 19 vjetësh pritje, mësuan se nëna e tyre është vrarë. Janë djemtë e Zyra Hidës, një të reje shqiptare që u gjet pa jetë në një nga sheshet kryesore të Amsterdamit, Korrikun e vitit 1997.
Historia e saj u publikua një ditë më parë në Televizionin Klan, si pjesë e përpjekjeve të këtij grupi gazetarësh holandezë, për ta identifikuar, në kërkimet e të cilit ndihmoi gazetari i Televizionit Klan, Bernard Pecnikaj.
Ajo është varrosur në Amsterdam në mesin e 300 viktimave pa emër. Djali i saj i madh, 31- vjeçar, thotë se e ka njohur menjëherë, sapo e ka pare foton e saj në edicioni e lajmeve në Televizionin Klan.


Shpëtim Hida: Duke parë lajmet, i thashë nuses: “Kjo më duket se është mamaja ime”. – “Jo, nuk e  besoj”, – tha nusja. “Po, po” – i thashë. Në atë kohë dola tek interneti, pashë fotot, mora dhe fotografitë, e verifikoj me gjithë foton dhe them, ajo është. Vjen dhe vëllai, i them dhe vëllai. Pastaj marrim në telefon tezen, lajmërojmë ata të familjes.

Kontaktet me nënën e tyre i kishin humbur një muaj para se ajo të zhdukej, në Qershorin e ’97 -ës. E dinin që jetonte në Romë. Prej atje u kishte dërguar disa herë para dhe këto dy foto.


Shpëtimi: Është nëna jonë.
Gazetari: Si e ka emrin?
Shpëtimi: Zyrah Hida. Nuk e dinin, nuk e kishim idenë nëse ekzistonte, ishte gjallë apo vdekur. Që në ’95 nuk e kishim idenë fare se ku ishte. Në ’97 u bë e gjallë, merr në telefon, ndërkohë na sjell disa lekë, herën e parë, herën e dytë. Na sjell edhe këto fotografitë. Herën e tretë, tha që do t’ju sjell lekë, nuk morëm më asnjë kontakt mbrapa, as lekët, as kontakt më me atë.

Në njërën prej këtyre fotografive ajo shfaqet nën shoqërinë e një burri. Djemtë kujtojnë se nëna e tyre i kishte thënë babait të saj, që ai quhej “Titi”. Jetonte me të në Romë.


Shpëtimi: Ky është personi që ka qenë i fundit me atë… Nga sa mbaj mend, emrin më duket se e ka Titi dhe më duket se është nga Fieri.
Gazetari: Këtë shtetas nuk e keni parë më në Elbasan?
Shpëtimi: Nuk e kemi parë, nuk e dimë se ku jeton dhe se nga bëhet.
Gazetari: Keni dyshime se ky mund të jetë personi që mund të ketë dijeni për fatin tragjik të jetës suaj?
Shpëtimi: Nuk e  dimë, nuk mund të themi. Por që është ky personi i fundit që ka qenë me të kur kemi pa ne kontakte, ky është.

Djemtë e Zyrah Hidës kishin bërë disa herë përpjekje për të mësuar se fat kishte pësuar nëna e tyre. I ishin drejtuar policisë së Elbasanit.


Gazetari: Ju kur e keni bërë denoncimin si familje?
Shpëtimi: Në ’97, ka qenë Drejtor Mond Koseni, mesa mbaj mend unë. Dhe kemi bërë 2,3 herë denoncim aty por nuk na kanë dhënë asnjëherë asnjë lloj informacioni…

Tani, autoritetet shqiptare kanë një tjetër sfidë. Duhet të zbulojnë nëse është ky personi që ka gisht në vrasjen e Zyra Hidës?
Shpëtimi: Duhet ta zgjidhi, shteti, qeveria këtë punë, duhen kap personat.
Familja e Zyra Hidës kërkon që të paktën të ndihmohet edhe për të kthyer në Elbasan eshtrat e saj.


Shpëtimi: Si shteti, shqiptar, si ai hollandez, të na ndihmojën për të kthyer trupin e nënës sonë. Këtë kërkojmë.

Gazetarët e emisionit “Varr pa emër”, me ndihmën e autoriteteve hollandeze, do të krahasojnë edhe ADN –në e djemve me atë të gruas që u gjet e vrarë Korrikun e vitit ’97, si pjesë e procedurës.
Zyrah Hida, e lindur më 21 Korrik të vitit 1966, nëna e tre djemve, ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Petrit Bani, në vitin 1995. Në Itali ishte ndaluar dy herë nga policia, ku kishte lënë shenjat e gishtave. Kur u gjet e vrarë në Amsterdam, ishte vetëm 31 – vjeç.

TV Klan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.