Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qyteti më i shtrenjtë në botë dhe krahasimi me Tiranën

17/03/2016
Qyteti më i shtrenjtë në botë dhe krahasimi me Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Singapori mori titullin si qyteti më i shtrenjtë në botë, për të tretin vit radhazi, nga studimi i bërë i Njësisë së Inteligjencës i revistës prestigjioze The Economist (The Economist Intelligence Unit), i ndjekur nga Zyrihu dhe Hong Kongu. Ndërsa për shtrenjtimin e jetesës në New York, raporti tregon se vjen si pasojë e forcimit të dollarit, gjë që rriti çmimet e të mirave dhe shërbimeve.
Indeksi studion dhe merr në konsideratë koston e të mirave shtëpiake, veshjeve, ushqimit dhe transportit, por nuk përfshin koston e strehimit, element të cilin ekspertët e konsiderojnë të kushtueshëm dhe që mund të ndikojë në renditje.
Një ndër elementët që indeksi studion është edhe çmimi i bukës (merret në shqyrtim 1 kg bukë në USD). Po t’ referohemi tabelës së studimit, duke marrë në konsideratë qytetet më të shtrenjta në botë, një kg bukë kushton më shtrenjtë në Hong Kong, 12.44 dollarë/kg; ndërsa më pak në Singapor, me 3.40 dollar/kg, shifra të studiuara për këtë vit.
Krahasuar me të dhënat që Numbeo zotëron për Shqipërinë (e cila nuk përfshihet në këtë studim por që sipas studimit të fundit të Money.com, konsiderohej më e shtrenjta në Ballkan), një kg., bukë në vendin tonë kushton 1.12 dollarë. Ndërsa në vendet e tjera të rajonit, çmimet janë përkatësisht Beogradi (Serbia) 0.84 dollarë/kg; Shkupi (Maqedonia) 1.1 dollarë/kg; Podgorica (Mali i Zi) kushton 1.16 dollarë/kg.
Diferenca e çmimit të bukës në vendin më të shtrenjtë në botë (Singapor) me Tiranën është 2.28 dollarë/kg, por që s’mund të pohojmë të njëjtën gjë për nivelin e pagave mesatare apo të ardhurave të tjera.

cmimi-i-bukesÇmimi i krahasuar i bukës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.