Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opozita braktis Parlamentin, Berisha: Cinike që seanca të drejtohet nga “madam Lokomotiva”

17/03/2016
Opozita braktis Parlamentin, Berisha: Cinike që seanca të drejtohet nga “madam Lokomotiva”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita ka braktisur sërish sot punimet e Kuvendit. Sikurse kishin paralajmëruar, për qëndrim të kushtëzuar, deputetët e opozitës kanë lënë sallën e seancave pas fjalës së Berishës.
“Kjo ëhstë një sfidë e hapur që ju ‘madam Lokomotiva’ i bënë transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka paturpësi më të madh, gjest më të pacipë dhe më cinik që ju e ëma e djalit lokomotivë të drejtoni këtë seancë”, ju drejtua Berisha, drejtueses së seancës së sotme parlamentare, Valentina Leskajt.
“Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se ju sollët njerëz me duar me gjak, por ne nuk mund të pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandati për të vjedhur pasuritë publike.
Në qoftë se doni opozitën në parlament duhet ta merrni seriozisht këtë sepse ne nuk mund të pranojmë këtë. Një kryekusar e votuam javën e kaluar për të lënë mandatin, por ai nuk është i vetëm. Jashtë nga parlamenti…! Jashtë nga parlamenti…! Jashtë nga parlamenti…!”, u shpreh Berisha për, sipas tij, kusarët e Parlamentit.
Gjatë fjalës së Berishës, nuk kanë munguar edhe replikat me disa deputetë të mazhorancës.
Berisha ka folur më pas, në dalje të Kuvendit, për gazetarët.
“Parlamenti është mbushur me kusarë brenda. Seanca e sotme është një sfidë e hapur, e drejtuar sot nga madam lokomotiva, sepse zonja ka marrë për veten e vetë, hekurudhën më rentabël të vendit, të transportit të naftës nga Ballshi në Vlorë. Në këto kushte, opozita ose do bëhet mbrojtëse e vendimeve të gjykatës Kushtetuese, ose nuk do të marrë pjesë në seanca.
Opozita po bëhet mbrojtëse e qutetarëve, mirëqenies së tyre, dhe vendit në përgjithësi.
Pushtetarët e mazhorancës po vjedhin natë e ditë, ditë e natë, pasuritë publike të qytetarëve. Kjo është një aspekt. Aspekti tjetër është bllokimi i reformës në drejtësi nga meduza e krimit, Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Në përgjigje të deklaratave të Edi Ramës, për “kërcënim” me zgjedhje të parakohshme, Berisha shoti se, “Për zgjedhjet e parakohshme Rama nuk mashtron dot më. Cdo ditë i kam bërë thirrje, të votojë premtimin e tij elektoral BKH, sipas kritereve të Venecias. Ta votojmë, kë variant të dojë, qoftë të varur nga Prokuroria e Përgjithshme, qoftë si institucion Kushtetues të pavarur. Por më mirë ia japim BKH, Emiliano Shiullazi se sa Edvin Shullazit. Edi Rama mos të ketë frikë”, u shpreh midis të tjerave, Berisha.
“Edi Rama nuk i kupton thirrjet e qytetarëve që po shtohen…, ‘O Ervin o zagar do të varim në litar’. Ai këto nuk i kupton, që qytetarët nuk e kanë fjalën për varje në shtyllë, por e kanë në kuptimin politik”, përfundoi Berisha.

Replikat me deputetë e mazhorancës


Sali Berisha për Taulant Ballën: Mbylle gojën ti çakall, ti trafikant droge.
Sali Berisha për Pirro Lutaj: Mbylle gojën ti ish-sigurimsi i ushtrisë, vëllai yt po terrorizon Mallakastrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.