Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, Berisha thirrje për mosbindje civile

17/03/2016
Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, Berisha thirrje për mosbindje civile
Share on FacebookShare on Whatsapp

Menjëherë pas rrëzimit të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së Rakip Suli, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile. Sipas tij, janë qytetarët që duhet të largojnë Edi Ramën nga pushteti për ti hapur rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të lira.
“Ti japin përgjigjen më të fuqishme me të gjitha mjetet e mosbindjes civile këtij parlamenti dhe kësaj shumice, që shndërruan në mënyrën më kriminale në mbrojtje të plaçkitjes së qytetarëve shqiptar nga deputetët duke nisur nga Rama dhe deputeti Suli i cili javën që shkoi kërkoi të shkonte në gjykatë ndërsa sot e kapi frika dhe ndryshoi mendim”, tha Berisha menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare.
Sipas Berishës vendimi për Sulin deputetët e PS-së e morën për të mbrojtur njëri tjetrin.
“Ata mbrojnë njëri-tjetrin, Rakipi është nga peshqit e vegjël. Ata mbrojnë Ramën me koncesionet dhe me TVSH që po merr tani. Futën në mes ‘madam Lokomotivën’ (Valentina Leskaj) pasi Koçua u kërcëlliti dhëmbët. Të tjerët pastaj janë ushtarë të bindur të partisë”, theksoi Berisha.
Sipas tij me vendimin e marrë mazhoranca po vazhdon puçin antikushtetues.
“Marrin pushtetin e gjykatës kushtetuese marrin pushtetin e saj. Ndaj popullit I lind e drejta ti shporrin”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e zgjedhjeve të reja, sipas propozimit të deputetit socialist Taulant Balla, Berisha shtoi se Balla është përfaqësues i mafias dhe se zgjedhje të lira nuk mund të ketë me Ramën kryeministër.
“Taulant Balla është denoncuar edhe më parë nga Sali Berisha. Ai është pjesë e dy klaneve famoze të drogës, klanit Hoxha të Librazhdit. Miku i tij u kap dhe u ekstradua në Itali. Dhe ish-presidenti i klubit në Shkumbin që kaloi urën me makinën e Taulant Ballës. Për zgjedhjet e parakohshme. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por populli duhet të bëjë zgjidhje. Me atë thirrje o Edvin o kusar do të varim me litar, jo fizikisht por politikisht, Ata që brohorasin në këtë mënyrë të marrin karrierën politike të Ramës e ta hedhin në lumë”, shtoi Berisha.
Sipas tij Edi Rama ka frikë nga vota e lirë dhe këtë e vërteton nga mos zhvillimi i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste.
“Edi Rama ka frikë e tmerr nga vota në partinë e tij. Dhe Enver Hoxha bënte zgjedhje, ky kërkon pyetje a do votohet a nuk do votohet”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.