Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lushnje, banorët e Delisufaj në protestë; Asnjë investim në infrastrukturë

08/03/2016
Lushnje, banorët e Delisufaj në protestë; Asnjë investim në infrastrukturë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në protestë nga mungesa e investimeve, nga mungesa e rrugëve, kanalizimeve, nga mosdhënia e asnjë ndihme apo stimulimi për bujqësinë. Ata ndihen të braktisur nga qeveria. Kryetari i Partisë Demokratike të rrethit të Lushnjes, Myslym Murrizi ka takuar banorët e kësaj zone dhe ju ka garantuar atyre mbështetjen e Partisë Demokratike. Murrizi theksoi se më të ardhur PD në pushtet do të punoj për përmbushjen e të gjitha kërkesave, brenda ligjit, të banorëve të zonës.

“ I bëj thirrje mazhorancës si kryetar i PD-së rrethi Lushnje që të kthejë sytë nga qytetarët dhe të mos i përdorë qytetarët vetëm si trampolinë për të marrë karriken e pushtetit. Vjen i mashtron gjatë fushatës, u merr votën e më pas u kthen shpinën. E drejta është me qytetarët, paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim. Sot si kryetar opozite jam absolutisht në mbështetje të kërkesave të tyre. Kur PD të jetë në pushtet do të këmbëngul me të gjithë fuqinë që më jep ligji për të qenë në krahë të tyre që për taksat që paguajnë të marrin shërbimin që meritojnë”, tha Murrizi.

Reagimet e banorëve:

“Kryetari i bashkisë nuk na pret”, thonë banorët
.

“Ankohemi gjithmonë për rrugët dhe nuk bëhet asgjë. Sa herë vijnë për vota, thonë se do ta bëjnë. Dritat i paguajmë një më një, çmimin e ujit e rritën”, thotë një grua protestuese.

“Taksat, të gjitha i paguajmë, ku shkojnë gjithë këto taksa? Kur të vijë koha e votimeve nuk do lejojmë kuti këtu”, shprehet i revoltuar një banor i zonës.

“Jemi 800 votues që kemi votuar. Ujin po e blejmë se ai që vjen është me krimba. Metër kubi 720 lek, dhe me ndryshk. Kanalizimet janë me ferra. Ne s’kemi ku të shkojmë më. Jetojmë kot”, shprehet i revoltuar një tjetër protestues.

“Këtë radhë votova PS, kam bërë gabimin më të madh se tha do të ul çmimet, unë sot paguaj naftën më shtrenjtë”.

Ndërsa një bujk thotë: “Kam 20 ha tokë. I paguaj taksat pasi na i kërkojnë me këmbëngulje. Kanale nuk ka dhe sipërfaqja është e përmbytur. Në muajin qershor kur kemi korrur grurin ka mbetur stok. Sot ai kërkon taksat, ke, s’ke. Si ti paguaj taksat kur nuk kam shitur dhe lek nuk kam marrë? Si të paguaj taksat pa bërë ti kanalizimin vaditës, kullues, pa bërë rrugë, pa riparuar dritat edhe pse rriti çmimin e energjisë”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.