Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reforma në Drejtësi, Halimi: Jemi shndërruar në komision korrierësh, 10 pikat ku duhet të biem dakord

07/03/2016
Reforma në Drejtësi, Halimi: Jemi shndërruar në komision korrierësh, 10 pikat ku duhet të biem dakord
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur sonte në mbledhjen e parë pas rekomandimeve përfundimtare që Komisioni i Venecias dha mbi draftin për reformën në drejtësi, mbledhje në të cilën janë të ftuar edhe ekspertët e nivelit të lartë që hartuan bazën ligjore të kësaj reforme e cila prek edhe Kushtetutën.
Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi kërkoi nisjen e një dialogu politik mes liderëve të forcave kryesore politike në vend. Ai tha se komisioni për reformimin e sistemit të drejtësisë është kthyer në komision korrierësh.
“Duhet të vendosim sa më shpejt për miratimin e paketës kushtetuese, duhet para së gjithash të fillojmë një dialog politik për të diskutuar çështjet politike që na ndajmë. Kjo është mbledhja e katërt këtij komisioni  dhe ajo që kanë parë shqiptarët është që ne jemi bërë një komision korrierësh. Një draft e bëjmë ne ja çojmë Venecias, ata neve, ne ekspertëve tanë, ju tuajve. Ne nuk mund të fshihemi pas ekspertëve”, tha Halimi.
Deputeti i PD, Eduard Halimi ka kërkuar më tej që të diskutohen 10 çështje politike që dy palët nuk bien dakord. Ai tha se Venecia ka rrëzuar 46 paragrafë nga 89 gjithsej.
“Nuk jemi dakord me çështjen 2/3 apo 3/5 por të ndjekim rekomandimet e Vencias me formulimit që garantojnë  atë shqetësim të ligjshëm që ka opozita. Kushtetuta duhet të garantojë besimin reciprok të palëve. Kemi që në shtator që vijmë vërdallë, jemi bërë korrierë.
Ka rreth 89 paragrafë që Komisioni Venecia 2 në 46 prej tyre rrëzon draftin e paraqitur nga qeveria. Rrëzon çështjen e Byrosë dhe e ka bërë të qartë që duhet të jetë i pavarur”.
Demokrati shtoi se për opozitën nuk është problem zgjedhje me 2/3 apo 3/5 e zyrtarëve për institucionet e drejtësisë.
Ndërkohë më herë Xhafaj u bëri thirrje përfaqësuesve të mazhorancës dhe të opozitës që ky draft duhet të lexohet në mënyrë objektive.
Kreu i Komisionit të Reformës, Fatmir Xhafaj tha se dokumenti final do të paraqitet pasi të mblidhet seanca Plenare e Komisionit të Venecias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.