Deputeti Eduard Halimi deklaroi në hyrje të Parlamentit se PD është e vendosur të pengojë rrëzimin e Kushtetutës duek kërkuar zbatimin e saj në rastin e deputetëve që kanë marrë fonde publike.
Ai tha se Venecia ofroi modelin e opozitës për Byronë e Hetimit dhe reformën në drejtësi në përgjithësi.
Halimi tha ndër të tjera se edhe takimi në këshillin e Rregullores dështoi kompromisi për formularin pasi PS refuzon ta bëjë atë të përdorshëm për ligjin e dekriminalizimit.
Deputeti i PD-së tha se opozita nuk do të lejojë asnjë zhvillim të seancës pa u kthyer ligjshmëria në Parlament duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama pwr krijimin e tensionit politik.





