Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blushi për ndryshimet në qeveri: Rama i konsideron ministrat si lodra, si qenushë me lesh

16/02/2016
Blushi për ndryshimet në qeveri: Rama i konsideron ministrat si lodra, si qenushë me lesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar ndryshimet e sotme të qeverisë. Sipas tij, këto ndryshime janë të vonuara, por më shumë se emrat, problem është qeverisja jo në drejtimin e duhur.
Makina e qeverisjes është shumë e ngathët u shpreh Blushi më tej, ndërsa shprehu pakënaqësinë që Rama i konsideron ministrat si lodra dhe se për këto ndryshime nuk është njoftuar partia, megjithëse dje kishte një mbledhje grupi dhe asgjë nuk u tha për këto ndryshime.
“Ndryshimi është i vonuar. Ekonomia është në gjendje të keqe. Financat janë një gropë e zezë me deficit në të ardhurat, ndërsa edhe performanca në këto dy vjet e gjysme është e dobët në politikat fiskale. Problem nuk janë emrat por mënyra se si po qeveriset e cila nuk është ën drejtimin e duhur”, u shpreh Blushi.
Duke kritikuar disa nga politikat qeverisëse, si varfëria apo koncesionet, Blushi zbuloi një fakt.
“400 mijë persona jetojnë sot në Shqipëri me 400 lekë (të vjetra) në ditë, Gjeni një vend në botë që jetojnë me më pak se gjysmë dollar në ditë. Importet janë ulur, eksportet janë ulur. Cilësia dhe metoda qeverisëse kanë arsye të ndryshojnë. Shqipëria ka ende njerëz seriozë që dinë si të qeverisin”, vijoi Blushi.
Më tej ai ju përgjigj edhe deklarimeve të mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikat e Blushit i cilësoi lodra, për të cilat preferonte të merrej vetëm gjatë kohës që ishte me djalin e tij të vogël, Zahon.
“Kryeministri e konsideron qeverinë dhe ministrat e tij si lodra, dhe sillet me ata sikurse të zëvendësonte një elefant me një lepurush apo një qenush me lesh me një ketër. Makina e qeverisë është shumë e ngathët”, deklaroi më tej Blushi.
Deputeti socialist shprehu edhe pakënaqësinë e tij, sipas së cilës, nuk është pyetur dhe informuar partia për këto ndryshime.
“Partia duhet të informohet për ndryshimet e qeverisë. Dje ishim në mbledhje grupi por kjo nuk u tha”, u shpreh Blushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.