Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama fsheh Koço Kokëdhimën nga drejtësia

15/02/2016
Edi Rama fsheh Koço Kokëdhimën nga drejtësia
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka denoncuar sërish sot, përpjekjen, sipas saj të Edi Ramës, për të fshehur Koço Kokëdhimën nga ballafaqimi me drejtësinë.
“Edhe pse lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi janë prioritete kryesore për vendin, siç u theksua edhe dje nga Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama po vazhdon në drejtimin e kundërt duke i bërë presion gjykatës, e duke mbrojtur korrupsionin e njerëzve të tij. Me ndërhyrjet e tij, Edi Rama vonon zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Koço Kokëdhimën, duke penguar kështu drejtësinë, e duke dalë në krah të korrupsionit. Edi Rama po përdor çdo mjet për të vonuar drejtësinë për njeriun e tij Kokëdhima, i kapur me 150 shkelje të Kushtetutës, me 150 pagesa të paligjshme financiare të parave publike për biznesin e tij”, denoncoi në emër të PD-së deputeti Eduard Halimi.
Sipas Halimit, kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama, i cili edhe më herët u përpoq edhe në Parlament për të penguar ballafaqimin e Koço Kokëdhimës me drejtësinë.
“Ja pra se si e mendon drejtësinë Edi Rama, ja çfarë drejtësie kërkon ai. Kjo është dëshmia e mbrojtjes që ai i jep vjedhjes e abuzimit kur këtë e bëjnë njerëzit e tij. Fillimisht Edi Rama urdhëroi parlamentin të mos merrte në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës”, u shpreh më tej Halimi.
Më tej, deputeti demokrat e cilësoi rastin Kokëdhima si shembulli i kapjes së shtetit, ndërsa apeloi ndaj Gjykatës Kushtetuese për zbardhjen sa më shpejt të vendimit.
“Ndonëse Gjykata Kushtetuese e shpalli anti kushtetues këtë vendim të parlamentit, që në nëntor të vitit të kaluar, përmes presionit të Edi Ramës po vonohet zbardhja e tij. Rasti Kokëdhima është shembulli i korrupsionit me fondet publike të njeriut pranë kryeministrit, është shembulli i kapjes së shtetit, shembulli i oligarkut qeveritar që qëndron mbi ligjin. Qytetarët, partnerët tanë ndërkombëtarë dhe opozita, kërkojnë pikërisht që drejtësia të arrijë këto standarde, që të ndëshkojë raste të tilla, që njerëzit pranë kryeministrit të mos jenë të pandëshkueshëm, të mos jenë të mbrojtur kur marrin 150 pagesa nga paratë publike në shkelje të Kushtetutës. Ky është rasti që në frymën e prioriteteve që ka vendi për luftën ndaj korrupsionit dhe reformimit të drejtësisë, në frymën e mesazhit të theksuar dje nga Sekretari Kerri, Gjykata Kushtetuese të tregojë pavarësi nga kryeministri e të hapë rrugën e drejtësisë”, përfundoi denoncimin në emër të PD-së, deputeti Eduard Halimi.
eduard halimi 15 shkurt 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.