Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës zbulon temat e bisedës se Kerrit në Tiranë

13/02/2016
Zëri i Amerikës zbulon temat e bisedës se Kerrit në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas një redaksionaleje të “Zërit të Amerikës” bisedimet e Kerry-t në Tiranë lidhen me marrëdhëniet dypalëshe, reformën në drejtësi dhe situatën në Kosovë.

“Në aeroport sekretari amerikan do të pritet nga presidenti Bujar Nishani, me të cilin do të ketë po aty edhe një bisedë. Gjatë takimeve të tij zyrtare, sekretari Kerry, do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, për të vijuar më pas me kryeministrin Edi Rama. Takimi i radhës do të jetë me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Qëndrimi në Tiranë pritet të mbyllet me një bashkëbisedim të sekretarit amerikan të Shtetit me një grup të rinjsh shqiptarë.

Ndër temat kryesore të takimeve zyrtare parashikohen ato që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Vitin e kaluar Shqipëria nënshkroi dhe dokumentin e Partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni është një mbështetës i fortë i procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe kjo pritet të jetë një tjetër temë diskutimi, me fokus reformën në Drejtësi, për të cilën amerikanët kanë luajtur një rol të dorës së parë. Palët pritet të diskutojnë dhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit dhe zhvillimet e fundit, vecanërisht në Kosovë si dhe problemin e krizës së refugjatëve.

Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara një partner strategjik. Në vitin 2012, gjatë vizitës së atëhershme të sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, qeveria e ish kryeministrit Berisha ju përgjigj pozitivisht kërkesës për strehimin e 210 muxhahedinëve, përfaqësuesë të opozitës iraniane, të cilët gjendeshin në Irak. Grupi i parë prej 14 vetësh mbërriti në Tiranë në majin e 2013. Nga ana e saj edhe qeveria e kryeministrit Edi Rama ju përmbajt angazhimit të parardhësit. Zoti Rama e pohoi vetë këtë gjatë ndërhyrjes në parlament një ditë më parë kur u shpreh se “është vazhdë e një angazhimi që ne e respektojmë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë për arsye që s’ka nevojë t’i shtjellojmë këtu”, deklaroi kryeministri.

Në fakt, grupe të tjera muxhahedinësh kanë vijuar të strehohen në Shqipëri. Një pjesë e tyre e kanë lënë më pas vendin, por janë disa qindra që gjenden ende në territorin shqiptar, dhe nën kujdesin e autoriteteve, të cilat janë të gatshme të presin edhe grupe të tjera, ndoshta me një numër më të madh nga ai i këtyre viteve të fundit.

Zoti Kerry, është sekretari i pestë i Shtetit i cili viziton Shqipërinë. E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e sekretarit James Baker, për t’u pasuar 9 vjet më vonë nga Madeleine Albright. Në vitin 2013 do të jetë radha e Colin Paëell, ndërsa 9 vite të tjera më vonë Tiranën e vizitoi zonja Clinton.”, thuhet ne komentin e “Zërit të Amerikës” për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Kerry në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.