Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHPËRTHEN SHERRI I MADH NË PS/ Blushi: Po trukohet votimit, Rama: Qentë le të lehin

13/02/2016
SHPËRTHEN SHERRI I MADH NË PS/ Blushi: Po trukohet votimit, Rama: Qentë le të lehin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto, votimi ne qytetin e Elbasanit

Deputeti socialist Ben Blushi ka ngritur alarmin për trukim të procesit të zgjedhjeve të delegatëve në qarkun e Elbasanit duke vënë në dyshim seriozitetin e zgjedhjeve brenda PS.

“Kam marrë shqetësime nga socialistët e Elbasanit. Kam marrë shqetësime për një proces të trukuar. Në listë për delegate edhe kreu i qarkut Elbasan”, u shpreh kandidati për kryetar në PS, Ben Blushi.

Por ka marrë përgjigjen më të ashpër nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Ai deklaroi se ka mirënjohje për ataq ë votojnë dhe respekton procesin ndërsa ka theksuar se “qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”.

edi postimqente

Postimi I Rames vetem pak minuta pas ankeses se Blushit

“Partia Socialiste është e bashkuar dhe anëtarësia e saj vlerëson zgjedhjet e lira. Kemi përgjegjësinë e të qenit të parët në politikën shqiptare. PS është parti që ka lindur si shprehje e forcës dhe ambicies shqiptare”, ka thënë Rama.

Në Elbasan po votojnë 1636 anëtar dhe në garë për në Kongres janë 26 kandidatë nga të cilët do shkojnë në kongres 16 prej tyre.

Edhe në Berat janë shënuar disa problematika sa i takon listave të zgjedhësve. Anëtarë të vjetër të PS në këtë bashki nuk kanë gjetur emrat në listat zgjedhore. Sic shihet ka pasur pastrim të listave prej emrave që mund të inkurajonin delegatë në kongres që mund të mbështesnin idenë e votimit për kryetar të PS.

Për zgjedhjet në Berat, janë përfshirë në listë vetëm 1047 anëtarë të regjistruar.

Deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se procesi ka qënë i rregullt dhe se ankesat e Blushit janë të huazuara nga ndonjë parti tjetër.

Edhe koordinatori i Elbasanit, Taulant Balla tha se procesi në Elbasan po ecën shumë mirë.

Sot po zhvillohet votimi edhe në bashkinë e Fierit. Socialistët janë duke votuar për 18 delegatë ku janë thirrur për të votuar 1738 votues. Ndër kandidatët janë 9 femra dhe 9 meshkuj.

Edhe anëtarët e PS-së në Korcë kanë nisur që në orën 09:00 procesin e votimit, ku numërohen 1047 votues që do të japin verdiktin e tyre për 21 kandidat konkretisht 10 gra e vajza dhe 11 burra.

Nga Korça, Niko Peleshi ka deklaruar se PS ka filluar punën për riorganizimin dhe fuqizimin e partisë në mënyrë që të gjitha organizatat dhe partitë në rrethe të jenë të gatshme për Kongresin.

Ai nuk pranoi të prononcohej për debatin që ka hapur deputeti Blushi në Elbasan.

PS po mban sot votimet e brendshme për delegatë në kongresin e PS-së në qarqet Elbasan, Fier, Berat e Korçë.

Procesi zgjedhor i 1500 delegatëve të cilët do të përbëjnë Kongresin Zgjedhor të PS-së do të zhvillohet për tre të shtuna rresht, duke filluar nga kjo e sotmja do të ketë votim ku është i ftuar çdo anëtar i PS-së. Katër qarqe do të votojnë sipas parimit “një anëtar një votë” gjatë kësaj dite, përkatësisht qarku i Korçës, Elbasanit, Fierit dhe Beratit.

Partia Socialiste e Tiranës dhe Durrësit do të votojë në 20 shkurt, ndërsa Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra do të votojnë në 27 shkurt.

Shpërndarja e delegatëve sipas bashkive:

Berat 17

Poliçan 4

Skrapar 7

Ura Vajgurore 8

Kuçovë 13

Lushnjë 30

Roskovec 8

Elbasan 36

Belsh 8

Cërrik 8

Korçë 22

Maliq 16

Pustec 1

Devoll 17

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.