Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fiksimi i Saimir Tahirit, cdo motor 2 milionë sipër çmimit

13/02/2016
Fiksimi i Saimir Tahirit, cdo motor 2 milionë sipër çmimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtohen skandalet financiare të Saimir Tahirit, deklaroi sot zëdhënësja e re e PD-së, Ina Zhupa duke publikuar të dhëna që lidhen me abuzimin tenderave të motorave që u futën në punë tri ditë më parë nga ministria e Brendshme.

“Përveçse e ka paracaktuar fituesin e tenderit për 73 motora të Policisë, Tahiri është kujdesur që fitimi i klientit të tij, të jetë marramendës.

Që në krye, Tahiri ka përcaktuar si fond limit për blerjen e këtyre motorave shumën 1 miliardë e 39 milionë lekë.

Nga kërkimi, në faqen zyrtare të Aprilias, se një motorr i vitit 2014, me 750 kuaj fuqi, kushton 7400 euro, ose rreth 10 milionë lekë një. Sipas kësaj llogarie do të mjaftonin 730 milionë lekë për të blerë 73 motora të këtij lloji.

Por Saimir Tahiri është treguar dorëlëshuar me taksat e shqiptarëve, dhe ka ofruar 300 milionë lekë më shumë për këtë tender.

Kriteret janë qendisur në mënyrë të atillë që tenderin ta fitojë klienti i tij, duke përjashtuar këdo që mund ti gjente më lirë këto motora jashtë Europës.

Kështu në garë mbeti vetëm Edmondi SHPK, që u shpall fitues, me ofertën 928 milionë lekë.

Siç e shihni nga ekrani, një motor i tillë kushton në internet 10 millionë lekë.

Por për Saimir Tahirin kushton 12.7 milionë lekë një.

Pra llogaria është shumë e qartë.

Përfitohen, më saktë vidhen 2 milionë e 700 mijë lekë për çdo motor.

Për 73 motora, me një dorë Tahiri ndan 197 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

Kjo llogari bëhet duke marrë parasysh çmimin me pakicë të motorit, 10 milionë lekë. Por kur dikush merr 73 copë, atëherë çmimi ulet shumë, dhe sigurisht norma e fitimit të Saimir Tahirit rritet akoma më shumë.

Tahiri po vazhdon të thellojë aferat korruptive me blerjet e Policisë, duke bërë edhe më shumë krenar shefin e tij Rama.

Ai ende nuk i është përgjigjur pyetjes publike, që iu bë në “top story”, se çfarë e lidh me Emiliano Shullazin”, tha Zhupa.​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.