Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ben Blushi i përgjigjet Edi Ramës: Rama po zgjedh zgjedhësit e vet

13/02/2016
Ben Blushi i përgjigjet Edi Ramës: Rama po zgjedh zgjedhësit e vet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti socialist Ben Blushi në një intervistë për news 24, të mundimshme për shkak të dëgjimit të dobët dhe plot zhurmë të telefonit të tij, tha se procesi i zgjedhjeve të delegatëve të PS është vetëm një zgjedhje e Ramës për zgjedhësit e e vet.

“Procesi është vonuar mbi 3 vjet, duhej të ishte mbajtur para 2 vitesh.

Për shkak të panikut për tu zgjedhur. Edi Rama po zgjedh zgjedhësit e vet. Shumica e këtyre delegatëve që zgjidhen sot janë të emëruar, nuk kanë ardhur përmes anëtarësisë. Janë lista të bëra nga lart poshtë për ti votuar formalisht ditën e sotme”, tha Blushi.

“Listat po i bën qeveria, tha ai. Gjithë ministrat janë shpërndarë nëpër zona, ka shumë socialistë që nuk kanë emrat në lista. Unë jam deputet dhe nuk jam njoftuar. E mora vesh dhe u nisa në Elbasan, Unë jam anëtar kryesie, deputet i Elbasanit dhe nuk e di. Nga ta dijë një qytetar i Elbasanit kur nuk e di unë, nga ta dinë mijëra socialistë”, shpjegoi deputeti socialist.

Blushi atakoi edhe procedurën e zgjedhjeve. Ai tha se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve dhe lista e anëtarësisë mungon. Kush e ka shpallur votimin, nuk ka përgigje, tha ai.

“Jam përjashtuar në mënyrë arbitrare nga gjithë ky proces, unë nuk kam pasë asnjë njoftim për këto zgjedhje. Më thanë se janë njoftuar me telefon anëtarët e PS-së. Por me telefon njoftohen disa që duan dhe nuk njoftohen disa që nuk duan. Është një proces i gjithi i trukuar”, përcaktoi Blushi.

Në vijim rivali i Ramës tha se “Karvani i Edi Ramës nuk është karvani i Shqipërisë por i një kaste që ka uzurpuar PS që nuk pranon zgjedhje dhe duke shtënë në dorë PS ka shtënë në dorë edhe qeverinë.”

Rama ka kohë që nuk flet me njerëzit, tha Blushi. Ai po i kthen zgjedhjet në karnaval dhe është njeriu më qesharak në këtë histori, përfundoi ai.

Deputeti socialist, Taulant Balla tha se procesi ka qënë korrekt duke kundërshtuar akuzat e Blushit për një proces selektiv mes socialistëve. Ai tha për Blushin se është deputet i PS por nuk di zyrat lokale të PS në Elbasan. Ai ka shkëputur lidhjet me bazën. Balla tha se lista e anëtarësisë është kofidenciale dhe nuk mund të nxirret në faqe online sic kërkon Blushi, megjithatë ai tha se listat janë publikuar në qendrat e votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.