Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Majkos “i vjedhin” pallton në selinë e PS, as Garda nuk e ruajti dot

12/02/2016
Majkos “i vjedhin” pallton në selinë e PS, as Garda nuk e ruajti dot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Pandeli Majko ka humbur pallton e tij në takimin me të rinjtë e Tiranës ditën e diel. Ngjarja e pazakontë ndodhi pas takimit ku prezent ishte edhe Kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Tahiri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të Tiranës.

Për shkak se ndodhej dhe Kryeministri Rama, selia rozë kishte edhe prezencë të oficerëve të Gardës së Republikës. Majko ka mbërritur në hollin e selisë së Partisë Socialiste pak para nisjes së ceremonisë zyrtare, ku një grup të rinjsh do të marrin kartën e anëtarit të PS-së.

Ai ka qëndruar nën shoqërinë e të rinjve dhe kur ka mbërritur Kryeministri Rama është ftuar që të ulet në pjesën qendrore të aktivitetit. Por ndërkohë duket se Majko e ka lënë pallton e tij te karriget ku kishte qëndruar bashkë me të rinjtë.

Për shkak se ceremonia u mbush me batuta të shumta, mes tij dhe Kryeministrit, por edhe të rinjve që afroheshin për të marrë kartën e anëtarit të PS-së, edhe në përfundim të tij vijuan batutat dhe shakatë mes përfaqësuesve të lartë të PS-së.

Majko bashkë me Ramën, Tahirin, Veliajn e të tjerë kanë dalë nga selia në grup dhe janë shpërndarë te dera e jashtme e godinës së PS-së. Por pak para se të hipte në makinë, deputeti socialist është kujtuar se kishte me vete dhe pallton që e kishte lënë në sallë. Ndërkaq, të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet kishin dalë nga holli i selisë rozë.

Kur është kthyer aty, Majko nuk e ka gjetur pallton e tij, ndërsa ka nisur të pyesë ato pak të rinj të mbetur në holl. Me një shqetësim të veshur edhe me humor, Majko ka nisur të pyesë edhe stafin e FRESSH-it dhe të PSsë së Tiranës që kishte organizuar aktivitetin, por në selinë rozë nuk kishte asnjë gjurmë të palltos së tij.

Ai është larguar duke marrë premtimin se do të pyeten të rinjtë që kanë qenë bashkë me të nëse dikush e ka marrë pallton e tij gabimisht. Por ditën e hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Majko ka ardhur me një xhup vjeshtor dhe jo me pallto, gjë që tregon se palltoja e tij është ende në kërkim. /Panorama/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.