Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush do të blejë një gjigant prej letre, sa shitet ARMO

10/02/2016
Kush do të blejë një gjigant prej letre, sa shitet ARMO
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania përmbarimore EPSA publikoi sot në media njoftimin për ankandin e pasurive të paluajtëshme si dhe të linjave teknologjike kompanisë së rafinerive ARMO, kompani që ka ndërprerë aktivitetin që nga viti i kaluar pasi akumuloi humbje të stërmëdha.

Sipas njoftimit të publikuar te gazeta Panorama, ankandi pritet të zhvillohet më 19 shkurt dhe çmimi fillestar i shitjes është 2.8 miliardë lekë. Lista me 26 pasuri përfshin toka dhe objekte në fshatin Drizë të Fierit si dhe në qytetin e Fierit si dhe linjat teknologjike në pronësi të shoqërisë A.R.M.O SHA. Të gjitha objektet e nxjerra në shitje i përkasin Rafinerisë së Fierit, njërës prej dy rafinerive nën pronësinë e ARMO.

Shkatërrimi i ish-gjigandit të naftës

ARMO është ish-ndërmarrja shtetërore që u krijua në vitin 1999 pasi qeveria në atë kohë vendosi ndarjen e industrisë së naftës që vendi kishte trashëguar në tri kompani, shpimi, prodhimi dhe rafinim/shpërndarja, me synimin për ta privatizuar këtë sektor pjesë-pjesë. ARMO kishte fillimisht tre rafineri, atë të Ballshit, të Fierit dhe të Çërrikut. Në vitin 2008, qeveria shqiptare e nxorri në shitje kompaninë pasi i hoqi asaj rafinerinë e mbyllur të Cërrikut duke i lënë efektivisht rafinerinë e Ballshit dhe atë të Fierit. Biznesmeni Rezart Taçi rezultoi fitues i tenderit në emër të një konsorciumi ndërkombëtar jo shumë bindës.

Në bilancin e vitit 2007, kompania rezultonte se kishte 15 miliardë lekë asete, nga të cilat, 3.3 miliardë qenë detyrime dhe pjesa tjetër, kapital i veti. Kompania pati 14.3 miliardë lekë të ardhura në vitin 2007 dhe raportohej se kontrollonte rreth 20 për qind të tregut shqiptar të hidrokarbureve.

Të 85 për qind e aksioneve të blera nga konsorciumi i kontrolluar nga Rezart Taçi, pagoi 128 milionë euro për kompaninë.

Gjendja ekonomike e ARMO-s u përkeqësua me shpejtësi gjatë menaxhimit privat. Në bilancin e vitit 2013, kompania regjistroi humbje të akumuluara prej 39 miliardë lekësh. Kompania, e cila ndërkohë kishte ndërruar pronar, pati regjistruar humbje neto prej 12 miliardë lekësh në vitin 2012 dhe 24 miliardë të tjera në vitin 2013.

Bilanci i vitit 2014 nuk është publikuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, por në ekstraktin e dokumenteve të kompanisë janë renditur disa dhjetëra kërkesa për bllokimin e shitjeve të aksioneve të kompanisë nga subjekte të ndryshme që kërkojnë borxhet e papaguara të ARMO-s. Gjergj Erebara, birn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.