Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

9 gjërat negative që fëmijët mësojnë nga shuplakat ndaj tyre

10/02/2016
9 gjërat negative që fëmijët mësojnë nga shuplakat ndaj tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Keni menduar se një shpulle e juaja do të edukojë femijën tuaj?! Epo duhet të kuptoni se ata do të mesojne vertet diçka nga shpulla, por ajo nuk do te jetë një gjë pozitive.

1. “Më i forti” vendos çka është e drejtë

Kur ju godisni fëmijën për t’i treguar se ka bërë diçka gabim, ju i jepni mesazhin se më i madhi dhe më i forti vendos çfarë është mirë dhe çfarë është gabim. Po kur fëmija bëhet më i fortë se ju?

2. Të rriturit supozohet të godasin më të vegjlit

Kur ju godisni fëmijën ju i jepni mesazhin se më të rriturit kanë të drejtë të godasin më të vegjlit. Po kur ata bëhen më trupmëdhenj se ju?

3. Dhuna zgjidh problemet

Shpullat u tregojnë fëmijëve se dhuna është mënyrë e pranueshme për të zgjidhur problemet. Dhuna ndaj fëmijës mund të konsiderohet si një formë presioni social duke i dhënë fëmijës mesazhin se është normale të përdorësh dhunë për t’i bërë personat të sillen siç do ti.

4. Diçka nuk shkon me fëmijët

Kur fëmijët goditen nga persona që supozohen t’i mbrojnë, ata pyesin veten “Çfarë kam të keqe unë?” Vetëbesimi i fëmijës është ai që preket. Niveli i vetëbesimit të fëmijës suaj do të përcaktojë suksesin e tij në jetë.

5. Ju jeni dakord me dëmtimin emocional dhe konjitiv të fëmijëve tuaj

Sipas një studimi të 2009-ës, dhuna fizike shkakton dëmtim konjitiv dhe vështirësi afatgjata të zhvillimit. Normalisht prindërit nuk i mendojnë këto lloj dëmtimesh kur godasin fëmijët e tyre.

6. Nuk mund të kesh besim te prindërit

Shpullat (pavarësisht përkëdheljeve që jepni më pas) shkundin themelet e besimit që fëmija juaj krijon tek ju. Fëmijët mendojnë se ju gjithmonë keni në mendje më të mirën për ta. Shpullat bëjnë që fëmija ta dyshojë këtë mendim.

7. Të frikësohesh aq shumë sa të të fiken pjesëza të trurit

Dr. Bruce Lipton ka treguar se është e pamundur biologjikisht që të mësosh dhe të aplikosh të menduar të nivelit të lartë kur je i frikësuar. Kur frikësohemi, në gjakun tonë lëshohet adrenalinë dhe kortizol, ndërsa lobi frontal që është përgjegjës për të menduarin pothuajse stakohet për të favorizuar reagimet refleksive të trupit. Nëse doni që fëmija juaj të mësojë diçka, është parësore të reduktoni frikën.

8. Të humbin respektin për ju

“Marrëdhënja është rrënja e ndikimit”. Nëse mendoni për personat që dëgjoni dhe që iu kërkoni këshilla apo mbështetje, ata janë zakonisht pikërisht ata persona të cilët iu japin kurajo dhe ju mbështesin dhe jo ata që iu vënë poshtë metaforikisht apo fizikisht. Nëse doni t’ju dëgjohet fjala nga fëmija, atëherë duhet të ndaloni dhunën, edhe nëse mendoni se është “për të mirën e tij”.

9. Më mirë të gënjesh dhe të manipulosh që të shmangësh shpullat

Dhuna fizike nuk redukton sjelljen negative, përveç rasteve kur dhunuesi është akoma i pranishëm. Dënimi iu mëson fëmijëve të shmangin zbulimin e gabimit duke iu fshehur prindërve./bebja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.