Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Përse nuk ka pluralizëm politik te ne?

05/02/2016
ARTAN FUGA/Përse nuk ka pluralizëm politik te ne?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pluralizimi politik nuk ka asnjë bazë politike, ideologjike, sociologjike apo kulturore në vendin tënë.

Politikanët janë të gjithë vëllezër, motra dhe kushurinj.

Ata më afër janë me njeri tjetrin si nga statusi që kanë sesa me shoqërinë. Kurse shoqëria është një masë që as nuk di të ndahet poliikisht.

Një shkollim, një rrogë, një kafene, një lagje, pse duhet mos me qenë vëllezër!!!

Kurse shoqëria ndahet e vritet për një gardh, një parkim, një femër, por jo për bindje e vizione politike.

Ne nuk jemi të përgatitur për pluralizmin politik.

Ndahet për një koqe domate ose koqe ve, por jo për politikë.

Pluralizimi shqiptar, pra ndarja e partive politike është bërë me mjete të ashpra, jashtë politikës. Aq sa po të mos jetë presioni i jashtëm na mban mos hyjmë në luftë civile.

Nga jashtë na krijojnë pluralizmin se përndryshe ne përqafohemi me njeri tjetrin si pijanecë në birrarinë e qoshkut, ose therremi me njeri tjetrin si në Amerikën e Jugut.

92 : Arrestimi i Fatos Nanos, pra një lider në shtet dhe një lidër në burg.

97 : Piramidat dhe lufta civile mes bandave për lekë etj.

2000 e ca : Gërdec dhe gjakderdhja e bulevardit

2016 : Kush zotëron drejtësinë dhe kush merr pasuritë me koncesione dhe kush ngel me gisht në gojë.

Diferenca ideologjike nuk ka.

Fundja gjithë materia shkon drejt entropisë, mungesës së diferencimit, a nuk thoshte i madh Bergson? Shkon drejt llucës, plastelinës, bërjes një lëmsh i vetëm.

Vetëm shpirti e bën edhe njeriu të ndahet për ca kohë nga balta, përndryshe edhe ai shkon në dhé, pluhur dhe baltë.

Materia shkon drejt rënies nëpërmjet bashkimit, shkruante ai, shpirti mund ta ndalojë rënien duke siguruar me vështirësi ca ndarje.

Shqipëria më lehtë shkon drejt promiskuitetit politik sesa pluralizmit politik.

Vetëm nga jashtë, me metoda të dhunshme, jo politike, është mbajtur disi një ndarje mes partive.

Edhe ajo shumë relative dhe konvencionale. Aq sa edhe sot duket se kemi një parti të vetme, një byro politike, një drejtori shtypi, një drejtori kulture dhe propagande, etj.

Të keqen e Kinës thuaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026
LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

29/08/2026
DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

29/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026
LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

29/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.