Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RETRO/ Çfarë shkruante “Ylli” për Sali Berishën në prag të hyrjes së tij në politikë

02/02/2016
RETRO/ Çfarë shkruante “Ylli” për Sali Berishën në prag të hyrjes së tij në politikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sali Berisha në kohën kur ushtronte profesionin e mjekut

Nga Ludmilla Pajo *

revista ylli, kopertina vogel

Foto Ilustruese 

Kushdo që e ka parë qoftë edhe një herë, mjekun Sali Berisha, i është fiksuar në mendje një djalë i gjatë, energjik, që ecën me hap të shpejtë. Në vështrimin e tij të mprehtë ndihet një fisnikëri e mirësi e veçantë.
Sali Berisha i pret të gjithë. U dëgjon ankesën e u jep këshilla e mjekime. Është fjala e sinqertë, e ëmbël dhe e ngrohtë, e cila bën që te sëmurët të ndahen prej tij me përshtypjet më të mira. Por portreti do të ishte tepër i mangët, po të thuheshin fjalë të mira vetëm për sjelljen fisnike. Ajo që e ka bërë Sali Berishen të gëzojë një popullaritet e respekt të veçantë është mbi të gjitha aftësia e tij profesionale, pasi është nga kardiologët më të mirë të vendit tonë.
Një djalë i ri, nga Tropoja, mbaroi studimet shkëlqyeshëm në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1967 , dhe u emërua në këtë fakultet pedagog për lëndën e fiziologjisë patologjike e njëkohësisht mjek në klinikën e kardiologjisë. Ky student ishte Sali Berisha.
Pas 12 vjetësh u specializua 1 vit në Francë për hemodinamikë. Pasi u kthye në atdhe, nisi punën përsëri si mjek, kardiolog i një profili të caktuar.
Gjatë kësaj kohe, që nga viti 1979, ai ka aplikuar për herë të parë në vendin tonë kateterizmin e zemrës së majtë, studimin elektrofiziologjik të tufës së
Hissit (elektrokardiograma e brendshme e zemrës); ka arritur riaftësimin e të sëmurëve me infarkt akut të miokardit, duke hartuar protokollin e fazës së parë të riaftësimit; ka futur përdorimin e vazodiletatorëve venozë, nitroglicerinë; nitroprusidit të natriumit, në gjendje të rëndë të shokut e në kriza të rënda hipertensive si dhe hemodinamikën në studimin e infarktit akut të miokardit; ka praktikuar katerizimin transeptal të zemrës; ka ndërmarrë zgjerimin me balon në stenozat valvulore të zemrës; dhe, mbi të gjitha, ka përgatitur një ekip të ri mjekësh që njihet si ekipi i hemodinamikës, të cilët kanë përdorur për herë të parë metoda të reja, bashkëkohore, në klinikën e kardiologjisë.
Përveç këtyre Sali Berisha, që nga fillimi i viteve 1970 ka krijuar modele eksperimentale të arteriosklerozës dhe më vonë ka studiuar në këto modele veprimin e medikamenteve të ndryshëm si të aspirinës, të prazosinës, antiramit, kaptoprilit etj. Për 6 medikamente ai është marrë posaçërisht, dhe ka kryer studime të hollësishme, disa prej të cilave janë paraqitur edhe në kongrese ndërkombëtare.
Gjithashtu mjeku i talentuar Sali Berisha ka studiuar infarktin akut te miokardit në 400 e ca të sëmurë në aspektin klinik, elektrokardiografik, etiopatiogjenik dhe të mjekimit. Me këtë studim ka marrë titullin “Kandidat i shkencave mjeksore” dhe më pas e ka përpunuar dhe e ka botuar më 1986 si monografi me titull “Infarkti akut i miokardit “.
Ai ka studiuar në rrafshin hemodinamik klinik e terapeutik infarktin e ventrikulit të djathtë në 97 të sëmurë, që është cilësuar si një nga dy studimet më të gjëra në botë, në të cilin ka shumë gjetje origjinale. Po me këtë temë ka mbrojtur edhe doktoratën në qershor të vitit të kaluar. Pjesë të këtij punimi, me grup autorësh, po botohen edhe në dy vende të zhvilluara të Evropës në fushën e mjekësisë.
Po tani me se merret Sali Berisha?
Është duke studiuar me një ekip mjekësh të shërbimit ambulator pararendësit e arteriosklerozës në moshat e reja. Ky është një punim ndërkombëtar me një grup shtetesh të tjera të Evropës.
Ndër botimet e doktorit të shkencave mjekësore, Sali Berisha, mund të përmendim: Bashkautor në tekstin e fiziologjisë patologjike, monografinë “Infarkti i miokardit”, ka dorëzuar për botim monografinë “Infarkti i ventrikulit të djathtë”.
Gjithashtu ka botuar 56 punime shkencore, 5 prej të cilave janë botuar në shtypin ndërkombëtar.
Në kursin e 18-të Ndërkombëtar të Perfeksionimit të Bashkimit Mjekësor Ballkanik, në Seksionin e Kardiologjisë, doktor Sali Berisha, mbajti kumtesën: “Për hemodinamikën e infarktit të ventrikulës së djathtë”, e cila u ndoq me shumë vëmendje nga të pranishmit.
Ai është anëtar i këshillave shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe anëtar i Komitetit Konsultativ Evropian të kërkimeve shkencore mjekësore.
Në prag të jubileut të madh të 45- vjetorit te Çlirimit të Atdheut, mjekut të apasionuar iu dha titulli i lartë “Punonjës i shquar i shkencës dhe teknikës”.

* Botuar te revista “Ylli”, nr. 1, muaji janar 1990, faqe 13

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.