Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RD/ Sandri i Klanit dhe pikëllimi për licencën

02/02/2016
RD/ Sandri i Klanit dhe pikëllimi për licencën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta e PD, “Rilindja Demokratike”, e ka cilësuar sulmin e TV “Klan”ndaj opozitës, si një shprehje pikëllimi i aksionerit kryesor të këtij televizioni, pas refuzimit që AMA i bëri pajisjen me licencë dixhitale, të këtij televizioni, një tjetri, si edhe të një platforme dixhitale.
“Televizioni i Sandrit sulmoi dje opozitën me atë që është tipar i njohur i këtij ekrani, qitja me batare të marrë nga një frëngji, duke qepur trashë e tymthi ca argumente pa lidhje, gjithë duke fshehur arsyen e vërtetë të këtij hakërrimi. Arsyeja është se Sandri dje nuk mori me forcë si gjithnjë e në kundërshtim me ligjin, licencën dixhitale. Dashuria e thellë dhe e papritur e Sandrit për zotin Ksera, shndërrohet aty për aty, në një qortim të rëndë ndaj PD dhe zotit Basha, pikërisht ditën kur në zbatim të ligjit përfaqësuesit e opozitës në AMA nuk pranuan të votojnë një shkelje të rëndë. Ligji është i qartë dhe neni 62 sqaron çështjen e pronësisë”, e nis shkrimin e saj RD.
Duke e cilësuar këtë një temë delikate për të cilën ka ndjeshmëri edhe komuniteti ndërkombëtar, RD evidenton se “Sandri i Klanit është haptazi në kundërshtim me ligjin”.
Më tej gazeta e PD-së ironizon “pikëllimin për zotin Ksera”.
“Sandri pikëllohet vetëm kur nuk merr atë që do dhe e do patjetër edhe në kundërshtim me ligjin”.
Për RD, “përfaqësuesit e opozitës në AMA janë aty për të zbatuar ligjin, jo për të ndjekur interesat e pronarit Sandër. Ky sekser sypatrembur i qeverisë, mund t’ia ketë dalë sot të marrë një rrahje shpatullash nga Edi Rama për sulmin që i bëri opozitës, por nuk ka bindur dot askënd”.
Më tej, organi mediatik i PD konfirmon mbështetjen e kësaj partie ndaj dixhitalizimit, “por sigurisht është dhe do të jetë kundër përqendrimit, kundër monopolizimit, pra kundër inkriminimit të medias”.
Në vijim të sqarimit të qëndrimit të PD ndaj rastit të Spiro Kserës, RD, sqaron se, “Për sa i takon zotit Ksera, që paturpësisht përdoret nga Sandri i Klanit, Partia Demokratike ka pasur që në fillim dhe ka vetëm një qëndrim. Qëndrimi është i qartë se PD nuk bëhet pengesë e hetimit për korrupsion, në asnjë rast, për asnjë zyrtar apo ish-zyrtar të sajin. Por nga ana tjetër, ne kemi kërkuar me vendosmëri që Prokuroria të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin, procedurën e jo porositë e telefonatat e Edi Ramës, i cili më kot shpreson se anë të presioneve në drejtësi dhe klaneve të tij, do të largojë vëmendjen nga hajdutëria e qindra milionë eurove, hajdutëri që feks kudo në çdo tender, koncesion, privatizim, në çdo zyrë të qeverisë, në dogana e tatime”, përfundon reagimi i RD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.