Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani mesazh ngushëllimi: Kujtimi dhe vepra e Kristo Frashërit një pasuri e çmuar dhe e përjetshme

02/02/2016
Presidenti Nishani mesazh ngushëllimi: Kujtimi dhe vepra e Kristo Frashërit një pasuri e çmuar dhe e përjetshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi të bërë publik u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të historianit të njohur dhe Akademikut Prof. Dr. Kristo Frashëri, i cili ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare:

“Të nderuar familjarë të Akademikut Frashëri!
Lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Kristo Frashërit më ka prekur jashtëzakonisht thellë dhe kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për shkencën dhe historinë shqiptare. Në këto çaste të dhimbshme, më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta personale dhe institucionale për humbjen e jetës së njeriut tuaj të shtrenjtë!
Emri i nderuar i Kristo Frashërit u rendit me dinjitet përkrah emrave të shquar të historianëve shqiptarë duke shndritur me shkëlqimin e vet të veçantë shkencor, filolog dhe vetitë e tij të rralla njerëzore.
Jeta, vepra dhe puna shkencore e tij në trajtimin e temave nga historia, zhvillimi ekonomik, problemet shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare ku spikasin punimet shkencore të botuara  mbi “Lidhjen e Prizrenit 1878-1881”; “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra”; “Historia e Tiranës”; “Identiteti kombëtar i shqiptarëve”; “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912”; “Historia e qytetërimit shqiptar” janë dhe do të mbeten dokumente të vyera për të gjithë brezat e ardhshëm të kombit shqiptar.
Duke ndarë me ju, njerëzit e tij të afërt, dhimbjen time më të thellë, jam i bindur se kujtimi dhe vepra e tij e paarritshme në fushën e historisë dhe vlerave të patjetërsueshme kombëtare do të mbeten një pasuri e çmuar dhe e përjetshme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.
Shpirti i tij u prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu amtar!
Me nderim të pakufishëm,
Bujar Nishani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.