Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Analiza vjetore e KLSH, Leskaj: Në 4 vitet e fundit janë zbuluar 128 miliardë lekë shkelje

01/02/2016
Analiza vjetore e KLSH, Leskaj: Në 4 vitet e fundit janë zbuluar 128 miliardë lekë shkelje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë sot analizën vjetore të punës së tij, duke prezantuar rezultatet e arritura. Në fjalën e tij, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj ka deklaruar se në 4 vitet e fundit janë zbuluar shkelje me vlerë 128 miliardë lekë.

“Në 4 vitet e fundit dëmi ekonomik është 8 herë më i madh se periudha parardhëse”, ka deklaruar Leskaj. Në 4 vitet e fundit kallëzimet penale janë rritur me 3.2 herë, por sipas tij ka pasur një pandëshkueshmëri të zyrtarëve të akuzuar. “Shumë zyrtarë mbahen në administratë edhe pse kanë bërë shkelje”, ka thënë kreu i KLSH-së.

Leskaj ka përmendur faktin se institucioni i tij ka kallëzuar një zyrtar të lartë të shtetit për situatën në CEZ, por më pas është bërë pre e sulmeve politike.
“Por, edhe pse jemi anatemuar nga segmente politike, ne i qëndrojmë konstatimeve tona në sektorin energjitik”, ka vijuar më tej Leskaj.
Ai ka thënë më tej se, KLSH ka gjetur mirëkuptimin dhe ka marrë mbështetje nga komisioni parlamentar i ekonomisë. “Në çdo auditim do të përpiqemi të mos politizohemi në aktivitetin tonë”, ka thënë Leskaj.

Në këtë analizë ishte i pranishëm edhe kryeprokurori Adriatik Llalla ka vlerësuar rëndësinë e partneritetit mes KLSH-së dhe organit të akuzës. “KLSH është partneri ynë kryesor në luftën kundër krimit financiar. Në bazë të kallëzimit të KLSH u bë dhe arrestimi i ish-ministrit të Punës”, ka thënë Llalla.
Duke nënvizuar se, “duhet vënë para përgjegjësisë çdo zyrtar që abuzon me detyrën”, ai ka shtuar se, “prokuroria do të jetë përkrah KLSH-së në luftën kundër korrupsionit”.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dukje se, nevoja për audite është e domosdoshme për çdo qeveri. “Ende nuk kemi hequr dorë nga parimet e drejtësisë popullore. Kemi ardhur në një pikë ku kemi më shumë të arrestuar sesa të dënuar. Rrjedhimisht, kemi shumë nevojë për auditim të performancës”, ka thënë Manjani.

Ndërsa kryetari i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe ka deklaruar se nga viti 2015 ka një ligj që e forcon KLSH-në dhe ka shtuar se, është vet ky institucion që zgjedh auditorët, duke nënvizuar se nuk ka asnjë ndërhyrje.
“Ajo që na bashkon është interesi publik, liria dhe konkurrenca në tregje. Ajo që duhet të bëjmë është të prekim të paprekshmit”, është shprehur Braçe në fjalën e tij.

Gjithashtu të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe kreu i ILDKP-së, Ganaj, të cilët kanë vlerësuar se bashkëpunimi i institucioneve respektive me KLSH-në është i një rëndësie të veçantë.

“Bashkëpunimi mes BSH dhe KLSH-së ka qenë i frytshëm. Shpreh bindjen se KLSH do të vazhdojë të jetë në lartësinë e sfidave që kërkon koha”, ka thënë Sejko.
“Puna e KLSH është përmirësuar vit pas viti. Misioni i qeverisjes së mirë është kërkesa kryesore e qytetarëve”, ka thënë nga ana tjetër Ganaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.