Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sinoptikanët: Nesër temperaturat deri në -15 gradë, shmangni udhëtimet

18/01/2016
Sinoptikanët: Nesër temperaturat deri në -15 gradë, shmangni udhëtimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

E marta do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave. Alarmi është dhënë nga meteorologët, të cilët parashikojnë një ulje të temperaturave në zonat malore deri në -15 gradë, ndërsa në Tiranë deri në -4 gradë. I pyetur nga “Ora News” për situatën e ditëve në vijim, meteorologu pranë Institutit të Gjeoshkencës, Metodi Marku shikon me shqetësim situatën e ngricave të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës.
Vendi ynë prej ditësh është përfshirë nga temperaturat e ulëta, megjithatë duket se më e keqja nuk ka ardhur ende, pasi e marta e kësaj jave pritet të shënojë minimumin prej -15 gradësh.
Në një intervistë për “Ora News”, Metodi Marku, meteorolog pranë Institutit të Gjeoshkencës shprehet se data 19 janar do të jetë më e ftohta deri më tani.
“Ditën e martë në zonat malore në lindje dhe në veri temperaturat minimale, pra temperaturat e mëngjesit, mund të shkojnë deri në -15 gradë Celsius, ndërkohë që sot në qytetin e Kukësit u regjistrua temperatura minimale e mëngjesit -9 gradë. Nesër do të jetë minimumi më i ulët i kësaj jave”, shprehet Marku.
Temperaturat deri në -4 gradë nuk do të kursejnë as kryeqytetin.
“Dita e nesërme për kryeqytetin ashtu si për të gjithë territorin pritet një rënie prej 4 gradësh, pritet një mëngjes që do të jetë diku -3,-4 gradë Celsius”, shton më tej meteorologu.
Marku vëren me shqetësim forcimin e ngricave në një pjesë të mirë të vendit si pasojë e temperaturave të ulëta, ndaj dhe sugjeron  shmangien e udhëtimeve në zonat malore.
“Duke parë nivelet e ulëta të temperaturave, sidomos në pjesën lindore dhe veriore këshillohet që drejtuesit e automjeteve të kufizojnë sa të jetë e mundur lëvizjet e tyre dhe në rast se është e pamundur, atëherë të jenë të kujdesshëm në përdorimin e zinxhirëve”, përfundon Marku.
Sipas parashikimeve, gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje shiu, ndërkohë që në datat 20 dhe 21 janar priten rritje graduale të temperaturave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kodi i ri Rrugor, Vatoci: Ashpërsohen masat, nga pezullimi i patentës te heqja përfundimtare

Kodi i ri Rrugor, Vatoci: Ashpërsohen masat, nga pezullimi i patentës te heqja përfundimtare

10/08/2026
Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kodi i ri Rrugor, Vatoci: Ashpërsohen masat, nga pezullimi i patentës te heqja përfundimtare

Kodi i ri Rrugor, Vatoci: Ashpërsohen masat, nga pezullimi i patentës te heqja përfundimtare

10/08/2026
Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.