Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit

17/01/2016
Shqipëria ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit, dhe më e shtrenjta në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 11 janar të këtij viti. Ndërsa në renditjen e 5 janarit, Shqipëria ishte e 19-a më e shtrenjtë në botë. Vendi ynë ka çmime të ngjashme me Danimarkën, Zvicrën, Monakon, Suedinë, që kanë standard jetese shumë më të larta sesa ne…

Çmimet e karburantit në vend kanë shënuar një tjetër ulje ditët e fundit, e dyta në pak javë.
Në pikat e tregtimit me pakicë të operatorëve të mëdhenj, Kastrati dhe Eida, një litër naftë shitet me 157 lekë, nga 161-162 që ishte më parë. Benzina tregtohet me 158 lekë për litër.
Në operatorin tjetër të madh të tregtimit, Gega Oil, nafta ka zbritur në 150 lekë për litër.
Pikat e vogla të tregtimit e kishin ulur më parë në këto nivele, ndërsa disa prej tyre e kanë zbritur edhe më tej, duke e çuar në nivelet e 150 lekëve për litër.
Alpet, që ka hyrë së fundmi si markë më vetë (pas daljes nga tregu të Tea Construction & Petrol) dhe Gulf vijojnë të shesin karburantin mbi 160 lekë për litër.
Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, nafta arriti në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër. Në gusht 2015, nafta shënoi për herë të parë rënie, me 10 lekë për litër dhe në fillim të nëntorit u reduktua sërish me 6-7 lekë për litër. Në janar të këtij vit zbriti dy herë, me rreth 11 lekë për litër gjithsej.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ku nafta po tregtohet rreth 30 dollarëve për fuçi, në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit, është arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje të fundit.
Megjithatë ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit, dhe më e shtrenjta në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 11 janar të këtij viti. Ndërsa në renditjen e 5 janarit, Shqipëria ishte e 19-a më e shtrenjtë në botë. Vendi ynë ka çmime të ngjashme me Danimarkën, Zvicrën, Monakon, Suedinë, që kanë standard jetese shumë më të larta sesa ne.
Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67 % të kostos. Shumëfishimi i tarifave të licencimit dhe rilicencimit të pikave të karburantit, nga dhjetori i vitit të kaluar, është një tjetër arsye që ka ndikuar në mosuljen e çmimeve.

(“Monitor”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.