Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria pranon dhe zbulon sa lekë pagoi për autolëvdatën e saj te “The Economist”

17/01/2016
Qeveria pranon dhe zbulon sa lekë pagoi për autolëvdatën e saj te “The Economist”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas zbulimit që një ditë më parë të shkrimit vetë lavdërues që qeveria kishte publikuar te prestigjiozja britanike “The Economist” si edhe pas denoncimit dje dhe sot nga PD, të këtij fakti, ka reaguar Kryeministria duke zbuluar edhe shumën  paguar për 8 faqe autolëvdate.
“Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në ‘The Economist’ si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një e prej 36 milionë lekësh për te publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Kryeministrisë

the economist, autolevdatat e qeveriseNdodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare të akuzojë qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon te nxisë investimet e huaja.
Revista “The Economist” është një nga revistat më prestigjioze në rang botëror, që lexohet nga investitorë dhe vendimmarrës të rëndësishëm. Në numrin special të kësaj reviste që do të shpërndahet në Samitin e Davosit, promovimi i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr investime te huaja të rëndësishme në Shqipëri, që krijojnë më shumë vende të reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas.
Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në “The Economist” si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një kontrate prej 36 milionë lekësh për te publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë.
“The Economist”, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj.
Fatmirësisht, kjo qeveri, ndryshe nga qeveria e kaluar, nuk shpenzon miliona dollarë para publike as për të transmetuar reklama qeveritare, as për të paguar lobiste që kërkesë të vetme nga qeveria kishin përhapjen anembanë botës së baltës së shpifjeve të ish-kryeministrit ndaj opozitës së vendit.
Partia Demokratike vazhdon të sillet si qeveria e vjetër, me  gjuhen urrejtjes, shpifjet dhe baltosjen primitive që nxjerr në pah çdo dite mungesën e lidershipit, të programit e të ideve për Shqipërinë. Koha kërkon që Partia Demokratike të zhvishet nga lëkura e qeverise se vjetër e të behet opozita e re që i mungon Shqipërisë prej dy vjetësh e gjysmë.
Sot shqiptareve u nevojitet një opozite qe debaton ashpër dhe kritikon fort me argumente e me fakte, jo një qeveri e vjetër në vend te opozitës që prodhon përditë gjuhë urrejtjeje dhe shpifje pafund; një opozite që jep alternativa, jo një grup politik të rënë nga pushteti që vetëm shan e baltos çdo njeri e punë në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.