Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon Teatri Kombëtar: Gazetari, sjellje të pahijshme gjatë shfaqjes

16/01/2016
Reagon Teatri Kombëtar:  Gazetari, sjellje të pahijshme gjatë shfaqjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teatri Kombëtar ka reaguar me një deklaratë publike pas akuzave të gazetarit Eni Shehu se ishte dhunuar pa asnjë motiv nga drejtori Ervin Çuli.

“Dje në Teatrin Kombëtar, u zhvilluan provat e përgjithshme të dramës “Tri motrat” të dramaturgut rus Çehov. Ndërsa salla ishte mbushur me spektatorë dhe gazetarë të ftuar për të ndjekur shfaqjen, Eni Shehu, i televizionit ABC, në mënyrë krejt të pahijshme për çdo spektator, ca më shumë për dikë që flet në emër të medias, provokoi dhe shqetesoi me fjalë e batuta aktorët gjatë interpretimit në skenë duke zhurmuar, qeshur, trazuar ata dhe mjedisin përreth.

Pa asnjë respekt për shfaqjen, për mundin e aktorëve, për artin dhe teatrin, pa asnjë respekt për publikun, personi në fjalë bëri gjithçka për të prishur shfaqjen. Kjo na detyroi që gjatë pushimit t’i kërkojmë atij të largohet nga salla, dhe në refuzim të kësaj kërkese ta detyrojmë të largohet.

Aktorët që punojnë në kushte të vështira prej javësh, që derdhin gjithë pasionin e punën e tyre meritojnë vëmendje e respekt për këdo që vendos të ndjekë shfaqjen. Natyrisht që kushdo është i lirë të mos e pëlqejë shfaqjen dhe të largohet prej saj, pa shqetësuar të tjerët, pa shqetësuar aktorët.

Nuk pengojmë asnjë gazetar të na ndjekë, madje e falenderojmë median per vëmendjen ndaj teatrit dhe aktorëve, i falenderojmë edhe kur na kritikojnë edhe kur na lavdërojmë, por profesioni i gazetarit nuk është justifikim për të prishur një profesion tjetër.

Sjellja e zotit Shehu nuk kishte asnjë lidhje me ushtrimin e profesionit të gazetarit.

Përtej këtij episodi, të deformuar në disa rrjete sociale, të mbarsur me të pavërteta, i kërkojmë ndjesë publikut, falenderojmë aktorët që i rezistuan dhe e kapërcyen atë shqetësim duke e vazhduar deri në fund shfaqjen me talent, pasion e profesionalizëm”, thuhet ne deklaratën e Teatrit Kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.