Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani: Mazhoranca s’ka votat për reformën në drejtësi, do korruptojë deputetët?

11/01/2016
Presidenti Nishani: Mazhoranca s’ka votat për reformën në drejtësi, do korruptojë deputetët?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë për “Panorama” deklaroi se ndaj tij ka nisur një fushatë për ta shfaqur në publik se është kundër Reformës në Drejtësi. Kreu i shtetit ka theksuar se ai ka qenë ndër nismëtarët e nisjes së reformës që në 2014, kur uli në një tryezë palët dhe ekspertët e Komisionit të Venecias.
Presidenti ka renditur disa nga arsyet pse Reforma në Drejtësi duhet të diskutohet në nivel politik dhe jo nga ekspertët. Sipas tij, ekspertët nuk mund t’u japin zgjidhje problemeve të ngritura nga Komisioni i Venecias.
Më tej, Nishani ka paralajmëruar një skenar që maxhoranca do të kërkojë të miratojë pa konsensusin e opozitës ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Por Presidenti ka thënë se maxhoranca nuk i ka e vetme votat dhe për këtë arsye mund të miratohet me ‘blerjen’ e votave të disa deputetëve të Kuvendit.
“Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e maxhorancës. Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer? Do të merren nga deputetë të veçantë të opozitës? Si do të merren? Përmes korruptimit të tyre? A mund të shëro het sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit? Pra, kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh, në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”, thotë Nishani.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.