Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dalin në ankand tunelet e ushtrisë, për kultivimin e kërpudhave

11/01/2016
Dalin në ankand tunelet e ushtrisë, për kultivimin e kërpudhave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përveç se në destinacion turistik, objektet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes janë duke u vënë në dispozicion të zhvillimit të bujqësisë.
Në buletinin e Prokurimit Publik është publikuar dhënia me qira e “5 tunele dhe sipërfaqe funksionale n1478.63 m2 në “Autorepart sh.a.”, Babrru, Tiranë” njësi në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Siç njoftohet ne APP dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për zhvillimin e aktivitetit ekonomik me objekt rritjen dhe kultivimin e kërpudhave.

Vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 44 370 (dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë) lekë/muaj.
Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 20 (njëzetë) vjet.

Vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet me pikët si vijon:
– investimi me 40 pikë,
– Punësimi me 30 pikë,
– Tarifa mujore e qirasë me 30 pikë.
Konkurrimi do të zhvillohet më datën 18 janar 2016 ora 1000, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, sipas procedurave të parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.54, datë 05.02.2014.

Konkurrentët do të paraqesin para komisionit, në datën dhe orën e caktuar, dokumentacionin si vijon:

a) Kërkesën e subjektit për marrjen me qira të objektit.
b) Plan biznesin, ku të përshkruhet qartë qëllimi i përdorimit, aktiviteti që do të zhvillohet, plani i investimeve, vlera e investimeve, zërat dhe fazat e zhvillimit të tyre, plani i punësimit, periudha e realizimit të tyre, etj.
c) Ofertën për detyrimin mujor të qirasë.
ç) Ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga QKR.
d) Ekstraktin historik të regjistrimit të subjektit të lëshuar nga QKR,
dh) NIPT-in e subjektit, fotokopje e noterizuar,
e) Vërtetim nga Dega e Tatimeve për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore.
f) Vërtetim nga institucionet përkatëse se subjekti nuk është në ndjekje penale dhe nuk është në proces gjyqësor që lidhet me veprimtarinë që ushtron.
g) Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira në objekte pronë shtetërore, të paraqesë vërtetim nga institucioni që administron pronën për shlyerje të detyrimeve, në të kundërt të paraqesë deklaratë me shkrim se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetëror./ Monitor/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.