Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Testimi i Administratës, afatet, kur dhe kush humbet vendin e punës

10/01/2016
Testimi i Administratës, afatet, kur dhe kush humbet vendin e punës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Pas muajit maj 16 mijë punonjësit e Administratës Publike që kanë statusin e nëpunësit civil rrezikojnë largimin nga puna nëse nuk arrijnë të kalojnë pragun prej 50 pikësh në testimin që do të mbahet në pranverë.
Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu shpjegon për Ora News se nëse punonjësit e administratës që rezultojnë mbetës nuk arrijnë të kalojnë as trajnim 3-mujor ata do të duhet të lenë vendin e punës.
“Ata që vlerësohen jo kënaqshëm që marrin një maksimum pikësh deri në 50 pikë nga 100 që është totali ata do ti nënshtrohen një trajnimi të posaçëm 3-mujor së bashku me supervizim nga eprori i tyre i drejtpërdrejtë. Në përfundim të periudhës 3-mujore nëse përsëri rezulton që punonjësi nuk është i aftë për ti demonstruar dhe përvetësuar njohuritë e reja aty do të duhet pastaj të lërë vendin e punës.
albana kociu

Albana Koçiu, Drejtoresha e DAP

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, testimi synon përditësimin e njohurive dhe do të përsëritet çdo 4 vite”, sqaron Koçiu.
Punonjësit e administratës do t’ju duhet gjithashtu të shfletojnë literaturën e posaçëm përpara se ti nënshtrohen testimit.
“Punonjësit do të duhet që në interval 4-vjecare ti nënshtrohen vlerësimeve periodike lidhur me përditësimin e njohurive që duhet për të ushtruar funksionet e tyre”, shton më tej Drejtoresha e DAP.
Testimi që do të peshojë njohuritë e punonjësve të administratës me statusin e nëpunësit civil do të jetë me shkrim dhe me gojë. Lista e punonjësve që do t’i nënshtrohen këtyre vlerësimeve ka filluar të hartohet nga DAP dhe pritet që në ditët në vijim punonjësit të njoftohen si dhe tu jepen orientimet para provimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.