Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama konfirmon aferën Skavica

06/01/2016
Edi Rama konfirmon aferën Skavica
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka vijuar sot me denoncimin e aferës me hidrocentralin Skavica.
“Edi Rama e konfirmoi dje me deklaratën e Gjiknurit aferën Skavica. Ministri i energjetikës pohoi se “investitorit” të Ahmetaj, i janë dhënë 8 pikë bonus, çka do të thotë se ai është paracaktuar si fitues.
Rama duhet ta ndajë mendjen, cili nga ministrat gënjen, Ahmetaj që pranon se investitori është caktuar, apo Gjiknuri i cili mohon Ahmetajn por thotë që investitorit i ka dhënë bonusit maksimal”, u shpreh sot para medieve Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma.
Sipas Dumës, ndërsa ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama, janë përpjekur të mohojnë këtë aferë, me deklaratat e tyre kundërshtuese, e kanë konfirmuar aferën.
“Në fillim, kur Partia Demokratike paralajmëroi këtë negociatë të dyshimtë, Edi Rama e mohoi.
Më pas, Ahmetaj deklaroi se Skavicën ia kanë dhënë kompanisë turke, kuptohet pa garë, në fshehtësi.
Ja prononcimi i Ahmetajt; ‘Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group’.
Damiani tenton të hedhë poshtë Ahmetajn, duke iu referuar një vendimi qeverie që nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtarë të qeverisë.
Nëse kërkon vendimet e qeverisë së datës 23 dhjetor që i referohet ministri i energjitikës, nuk ka vendim, për Skavicën.
Që do të thotë se ose Gjiknuri gënjen, ose vendimi për Skavicën është mbajtur sekret. Dhe nëse është mbajtur sekret, pse është mbajtur sekret?, shprehet Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD.
Më tej Duma denoncon edhe një sërë rastesh të tjera, të pasurive kombëtare dhënë pa garë e transparencë, sipas saj, miqve të Edi Ramës.
“Kaskada e mashtrimeve me aferën Skavica konfirmon rrezikun që kanoset nga babëzia e Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur pasuritë kombëtare duke i trajtuar si plaçkë të tyren, pa garë e pa transparencë.
Pazare me pasuritë publike që nisin me vizitat private të Ramës e përfundojnë me kontrata dhe tendera korruptivë.
Siç u ka dhënë miqve të tij koncensionet në shëndetësi, siç jep tenderat dhe u ngre traun e doganës, siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre.
Dhe nuk është aspak çudi që këto ditë të rënda për vendin, një tjetër aferë të jetë duke u gatuar në Majami, atje ku Edi Rama po kryen vizitën e luksit të radhës”, përfundon deklarata e Grida Dumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.