Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REFORMA NË DREJTËSI/ Alibeaj: Ja ku kanë “ngecur” diskutimet me mazhorancën

05/01/2016
REFORMA NË DREJTËSI/ Alibeaj: Ja ku kanë “ngecur” diskutimet me mazhorancën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Diskutimet për reformën në drejtësi kanë ngecur në çështjen e zgjedhjes së drejtuesve të lartë të sistemit të drejtësisë.
Nga studio e lajmeve në Ora News, eksperti i PD-së për reformën në drejtësi, Enkelejd Alibeaj, tha se emërimet me 84 vota lënë hapësirë për kapje të sistemit nga politika.
Sipas tij, mazhoranca nuk po tërhiqet nga ky qëndrim që kundërshtohet edhe nga Komisioni i Venecias.
“Një nga çështjet që duhej të diskutohej sot ishte fakti sesi do të bëheshin emërimet e krerëve më të lartë të sistemit gjyqësor. Një nga çështjet që opozita ka ngritur është depolitizimi i sistemit. Kjo do të thotë që emërimet e larta në sistemin gjyqësor, në gjykatën kushtetuese, në KLD apo gjyqësor siç quhet tani, në këshillin e lartë të prokurorisë, për prokurorin e përgjithshëm, apo edhe komisioni ad-hoc që do të ngrihet për të vlerësuar dhe rivlerësuar gjyqtarët aktualë do duhet të jenë apolitikë. Ajo çfarë u pretendua sot nga ana e ekspertëve ishte që shumica në Kuvend të zgjedhë të gjithë këta funksionarë të lartë të sistemit të drejtësisë të jetë prej 3/5, 84 vota. Pretendimi ynë ishte i thjeshtë, 84 vota sot kontrollohen nga mazhoranca aktuale, blloku PS-LSI. Çfarë garancish ka që kjo shumicë nuk do të zgjedhë militantë partiakë? Ishte një formulë që e kishim atakuar që përpara se drafti të shkonte në Komisionin e Venecias”, u shpreh eksperti i PD-së.
Sipas Alibeajt ka ardhur koha për të parë mundësinë e aplikimit të metodave të reja.
Edhe pse deri tani janë diskutuar rreth 18 dispozita, Alibeaj thotë se nuk mund të japë afate për përfundimin e draftit përfundimtar.
Ndërkohë nga java e fundit e janarit ekspertët e Komisionit të Venecias pritet të vijnë sërish në Tiranë, ku do të njihen me draftin e hartuar nga ekspertët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.