Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Intervista/ Dashamir Shehi: Basha të testojë Paradhomën

05/01/2016
Intervista/ Dashamir Shehi: Basha të testojë Paradhomën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, nuk flet shumë për partinë e tij në një intervistë për gazetën ‘Shekulli” por bën një analizë të kujdesshme për aleatin e madh PD, kryetarin e saj Basha dhe stafin e tij.

Z.Shehi, disa nga aksionet e opozitës që u zhvilluan gjatë vitit 2015, i keni mbështetur dhe për disa të tjerë keni shprehur rezerva.
Çfarë vlerësoni nga angazhimi politik i opozitës?

Ajo e datës 8 dhjetor qe e vlefshme dhe unë mendoj se asaj duhet t’i mbahemi. Unë jam i tezës që opozita duhet të tregojë forcën përmes protestës gjithëpopullore dhe me 8 dhjetor e tregoi. Njerëzit dolën në shesh, ishin me mijëra.

Por nuk duhet ekzagjeruar me protesta të shpeshta, sepse mërziten njerëzit. Tani, përveç muskujve, duhet të tregojmë edhe mendjen, logjikën dhe frymën e aksioneve që të ndërmarrim për të ngritur besimin te shqiptarët, që, nëse këta zotërinjtë që janë qeveri po bëjnë keq, ne mund ta bëjmë mirë.

-Z. Basha ka paralajmëruar se në janar do të kemi sërish protesta. Jeni pro tyre?

Unë për vete do të preferoja që më shumë se sa protesta të bënim një program politik, i cili na ofron zgjidhje. E dyta duhet përzgjedhur një skuadër politike e ndryshme nga ajo që humbi zgjedhjet.

-Pse kërkoni zoti Shehi vazhdimisht nga kreu i PD-së që të krijojë ekipin, kur dihet se zoti Basha tashmë e ka krijuar, madje dhe po e promovon?

Nëse Basha mendon që e ka krijuar ekipin atëherë të shohim rezultatet e tij. Duhet ta lançojë, ta popullarizojë këtë ekip se, në qoftëse ky ekip është një skuadër që rri në paradhomën e Bashës dhe në vetvete nuk përfaqëson asnjë vlerë, sigurisht që nuk është ndonjë ofertë e madhe për shqiptarët.

Ekipi krijohet dhe testohet në terren, në ballafaqimin e ideve në përditshmërinë politike. Ka ikur koha kur hyjnë në lojë lojtarë të papërgatitur. Në këtë lloj fushe presupozohet se janë të mësuar lojtarët, nuk stërviten tani.

Unë uroj që t’i zgjedhë më të mirët që të japin shpresë dhe që shqiptarët ta konsiderojnë ofertë PD-në, përndryshe po mendoj Basha që do të bëjë ndryshim në frymën e partisë po me të njëjtët personazhe na ka marrë lumi. Nga ana tjetër unë jam optimist që nëse arrijmë të krijojmë ekipin e duhur do të mund të rikuperojmë numrin e madh të votave që e majta mori përballë nesh në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026
Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.