Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ “Profecia” e Erion Braçes dhe e folura e Edi Ramës me “lekë të vjetra” që të duket i madh shpërblimi i fundvitit…

29/12/2015
SHËNIM/ “Profecia” e Erion Braçes dhe e folura e Edi Ramës me “lekë të vjetra” që të duket i madh shpërblimi i fundvitit…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lajmi i shpërblimit të pensionistëve, është një ndër lajmet i cili ka arritur që për dy javë rresht të jetë i përditshëm në mediat shqiptare. Fillimisht, ishte deputeti socialist Erion Brace i cili fiks dy javë më parë artikuloi këtë lajm në formën e “sihariqit”.
Me cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, gjatë një komunikimi me median të martën e 15 dhjetorit 2015 shpjegonte në mëyrë të pakuptueshme dhe të panevojshme, pse jo edhe pa lidhje, se “pas miratimit nen për nen dhe në tërësi të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, shumë shpejt qeveria do të dalë me një vendim i cili përcakton masën dhe kriteret për dhënien e shpërblimit për pensionistët dhe disa kategori të tjera që nuk janë pjesë e administratës”.
Lajmi të mbushte me shpresë për ndonjë shpërblim më të madh se i vitit të kaluar, kur garancisë dhe sigurisë së tij Erion Braçe i shtonte deklarimin sipas të cilit, “qeveria, ka autorizuar tri ministritë e linjës për krijimin e fondit të posaçëm për shpërblimet, konkretisht Ministrinë e Financave, të Ekonomisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale”.
… Dy javë pas lajmit të anonçuar nga Erion Braçe mësohet se tre ministritë kanë dhënël, secila, më pak se 667 lekë (të reja) shpërblim për çdo pensionist…, e thënë ndryshe “u mbars mali dhe polli një mi”…
… Nejse s’kemi pse “ti biem në qafë” Erion Braçes. Ai kaq kishte në dorë kaq tha… Nuk ishte në dorë të bënte ndonjë gjë veç “fjalëve të mira e gurëve në trastë”.
edrKoha prej dy javësh e xhiros së lajmit të shpërblimit të pensionistëve, në përpjesëtim të zhdrejtë me shumën e shpërblimit, ka qenë një gjë e pa këndshme duket edhe prej kryeministrit Edi Rama. Për këtë, për ta bërë sa më “të bujshme” premtimin, ai në krye të dy javëve pas daljes së Erion Braçes, doli vetë para medieve dhe foli për 20 mijë lekësha shpërblim por me “lekë të vjetra”.
Nuk dihet sa ia ka arritur sot Edi Rama ta mbajë “ndezur” ende lajmin e “shpërblimit të fundvitit”, por reagimet e para të mësuesve punonjësve të shëndetësisë, apo edhe pensionistëve, pak lënë vend të mendohet e besohet se 20 mijë lekë (të vjetra) shpërblim janë shumë më shumë se 2 mijë lekë (të reja) shpërblim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.