Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilltarët e LSI-së, 40 kushte për të votuar Buxhetin 2016 për bashkinë e Tiranës

29/12/2015
Këshilltarët e LSI-së, 40 kushte për të votuar Buxhetin 2016 për bashkinë e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë dorëzuar propozimet e tyre për Buxhetin 2016 në Bashkinë e Tiranës.
Në propozime përfshihen ngritjet e shkollave sipas Njësive Administrative, parqeve këndeve të lojërave etj. Ndër propozimet më pikante, ishte ai i kthimit të tregut çam në pedonale.

PROPOZIMET
Paketë propozimesh e grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Buxhetin e vitit 2016

Nga qëllimi i përbashkët që ky buxhet të jetë sa më pranë këtyre interesave grupi i këshilltarëve të LSI paraqet problematikat më emergjente që u trajtuan në dëgjesat e zhvilluara.

Nga takimi me organizatat e shoqërisë civile rinore u vlerësuan si
1. Shtimi i qendrave rinore duke filluar nga njësitë periferike drejt qendrës, konkretisht ne njësitë administrative Farkë, Krrabë, njësitë administrative nr. 2, 5 dhe 6. Në pamundësi të nënshkrimit të marrëveshjes me agjencitë imobilare sugjerojmë që të vihen në dispozicion, shkollat të cilat mund të zgjerohen edhe përtej projektit ekzistues. Bashkia ka detyrimin ta kthejë Qendrën Rinore TEN në një qendër funksionale.
2. Nxitja e formimit profesional në veçanti për zonat rurale me anë të bursave, si dhe mbështetje e iniciativave rinore në kuadrin e sipërmarrjes. Sugjerojmë vazhdimin e nismës për promovimin e idesë më të mirë në kuadër të sipërmarrjes rinore dhe parashikimin e një fondi të caktuar për këtë nisëm.
3. Për studentët, Bashkia duhet të angazhohet në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga ligji arsimit të lartë për kartën e studentit.
4. Bashkia duhet të organizojë një turne sportiv midis njësive administrative në disa lloje sportesh si futboll, basketboll, volejboll.

 
 
Në takimin me administratorët, koordinatorët e LSI dhe qytetarët u ngritën këto problematika

Njësia administrative nr. 1
1. Rikonstruksioni i Urës së Shkozës është një problem

Njësia administrative nr. 2
2. Ndërtimi i një gjimnazi të ri ose zgjerimi I një shkolle 9-vjeçare që mund të jetë shkolla “Hoxha Tahsim” ose shkolla “Mihal Grameno”.
3. Ndërtimi i një filiali të Qendrës Shëndetësore tek zona “Depo e Ujit” duke marrë në konsideratë mbipopullimin e kësaj zone.
4. Krijimi i një tregu Fruta- Perime te Bulevardi “Petro Nini Luarasi”.

Njësia administrative nr. 3
5. Sistemimi i tregut ushqimor tek Rr.”Xhanfize Keko”.
6. Rregullimi i një ure që lidh njësinë 1 me njësinë 3.

Njësia administrative nr. 5
7. Rikonstruksioni i urës së këmbësorëve tek “Ish-Ekspozita”.

Njësia administrative nr. 6
8. Ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën që lidh njësinë administrative nr. 6 me zonën e Kasharit.
9. Hapja e një zyre vendore për tërheqjen e certifikatave.

Njësia administrative nr. 7
10. Sistemimi i hyrjes në shkollën “Sabahudin Gabrani”2.
11. Rruga që lidh Rr. “Gjergj Fishta” me Rr. “Bajram Curri” ka nevojë për ndriçim.

Njësia administrative nr. 8
12. Rruga që lidh rrugën “Besa” me rrugën “5 Maji” e cila ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme pasi është e pamundur që njerëzit të lëvizin në këtë rrugë, aq më tepër njerëzit me aftësi të kufizuara.
13. Ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.
Ndërtimi i një filiali të Qendrës Shëndetësore në zonën informale.

Njësia administrative nr. 9
14. Ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.
15. Rregullimi i ndriçimit në zonën informale.
16. Pastrimi dhe sistemimi i kanaleve të ujrave të zeza, bllokimi I të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme në rrugën “Don Bosko”.

Njësia administrative nr. 10
17. Sistemi i tregut çam dhe kthimi i tij në një pedonale duke ndaluar qarkullimin e makinave.
18. Krijimi i një hapësire të gjelbër pas gjimnazit “Qemal Stafa”.

Njësia administrative nr. 11
19. Krijimi i disa filialeve të qendrave shëndetësore pasi tri qendrat ekzistuese nuk arrijnë të përmbushin kërkesat e qytetarëve.
20. Ndërtimi i një kopshti në zonën e Bregut të Lumit.

Njësia administrative Farkë
21. Vendosja e tubacioneve tek Ujësjellësi i zonës Mjull-Bathore.
22. Ndërtimi i një Qendre Shëndetësore.
23. Rikonstruktimi i rrugës “Agallarët”.

Njësia administrative Bërzhitë
24. Ndërtimi i Ujësjellsit të Bërzhitës.
25. Rikonstruksioni i rrugës Mihajas – Luge Shalqizë.
26. Rikonstruksioni i urës së fshatit Ibë e Poshtme.

Njësia administrative Krrabë
27. Asfaltimi i rrugës Lapidar- Qytezë Krrabë.
28. Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare pasi është në gjendje të mjerueshme dhe Brenda saj një ambient mund të përdoret për kopsht.

Njësia administrative Baldushk
29. Krijimi i një pike grumbullimi të prodhimeve rurale
30. Krijimi i një baxhoje
31. Destinimi i një kopshti Brenda ambienteve të shkollës së fshatit “Mustafakoç”.

Njësia administrative Petrelë
32. Rikonstruksioni emergjent i urës në fshatin Qeha.
33. Rikonstruksioni i rrugës Dajias – Gurrë e Madhe.

34. Një problematikë për të gjitha ish komunat është vendosja e shërbimit urban si dhe përcaktimi i tarifave mbi bazën e kilometrave.
35. Në ish komunat që nuk ka çerdhe duhet marrë në konsideratë ndërtimi i tyre si ambiente të lidhura me kopshtet dhe shkollat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.