Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koço Kokëdhima “administrator” i pasurive publike të Sarandës dhe Gjirokastrës

28/12/2015
Koço Kokëdhima “administrator” i pasurive publike të Sarandës dhe Gjirokastrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Tashmë askush nuk ka dyshimin më të vogël se i vetmi interes i kësaj qeverie është vidh sa të mundesh.  Në këtë fund viti bashkitë e majta janë vënë në garë kush e kush merr sa me shumë pasuri publike për kryeministrin dhe tarafin e tij”.
Denoncimi është bërë nga anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Dhurata Çupi
Sipas saj, “pas Tiranës, Saranda dhe Gjirokastra kanë planifikuar mënyrën e përvetësimit të pasurive publike për llogari të qeveritarëve dhe klientëve të pushtetit. Në bashkinë Sarandë është futur për miratim një  projektvendim për ‘Pjesëmarrjen e Bashkisë Sarandë  në shoqërinë aksionere në formë  Konsorcium për zhvillimin e rajonit Vlorë ˗ Gjirokastër’.
Ky vendim ka për synim administrimin e pasurive publike në dy qarqe. Bashkitë do të jenë aksionerë me 30 % ndërsa 70 % të aksioneve do të jenë privat.  Kjo ka për qëllim që këto pasuri të vidhen lehtësisht nga Koçot e të bashkëndahen me Ramën, Ahmetajn etj, pasi në këtë mënyrë nuk mund  të auditohen nga institucione publike.
Dhe që ta ketë më të lehtë kontrollin, siç bën për çdo aset publik Edi Rama, ky konsorcium do ta ketë zyrën në Tiranë”, denoncon Çupi.
Për anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD, nuk është vetëm kjo.
“Me një vendim të këshillit të ministrave, Edi Rama ka vendosur që gjithë bregun e liqenit të Pogradecit, pra  926 ha,  t’ia marrë  qeverisjes vendore  dhe t’ia kalojë qeverisë qendrore me qëllim dhënien me koncesion për miqtë e tij. Ky fond i cili ishte përcaktuar për kompensimin fizik të pronarëve Edi Rama kërkon që t’ua kalojë miqve për shfrytëzim duke penalizuar kështu qindra pronarë që presin kompensimin e pronave të tyre”, përfundon denoncimi i PD-së.

dhurata cupi
Dhurata Çupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.