Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mashtruesi shqiptar i mori bankës 11 milionë $, dënohet me 25 vite burg

23/12/2015
Mashtruesi shqiptar i mori bankës 11 milionë $, dënohet me 25 vite burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 44-vjeçar shqiptar që jeton në SHBA është dënuar me 25 vjet burg pasi mori 11 milionë dollarë kredi me anë të mashtrimeve, gjë e cila ndihmoi dhe në falimentimin më të madh të një unioni kredie në historinë amerikane.
Selgjekaj akuzohet se ka marrë hua nga St. Paul Croatian Federal Credit Union gjatë viteve 2003 – 2010 me anë të mashtrimit dhe ryshfetit për oficerët e kredive. Madje disa prej këtyre parave ai i mori gjatë 4 viteve që kaloi në burg për evazion fiskal.
Shumica e huave nuk u paguan kurrë, ndërsa banka falimentoi me 170 milionë dollarë humbje në vitin 2010.
Selgjekaj tha para gjykatës se shumë nga personat që luajtën rol më të madh në falimentin e institucionit financiar kanë marrë dënim më të ulët duke arritur marrëveshje. Avokati mbrojtës i shqiptarit u shpreh se “arkitekti” i falimentit mori një dënim prej vetëm 14 vite burg.
Në vendimin e gjykatës thuhet se, Selgjekaj “abuzoi me besimin” e bankës.
Më shumë se 20 persona janë dënuar nga krimi federal si të lidhur me falimentin e kësaj banke.
Selgjekaj krijonte biznese të rreme që shërbenin si “parajsa të sigurta” për paratë e bankës.
Nga 10 milionë e 600 mijë dollarë që ka dhënë kredi Selgjekaj, ka kthyer vetëm 400 deri në 500 mijë dollarë.
Selgjekaj jeton prej vitesh në SHBA pasi mori azil politik pas largimit nga Shqipëria në vitet 1990.
Përveç dënimit me 25 vite burg, ai duhet të kthejë dhe 16 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026
Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

31/08/2026
DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026
Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.