Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetime për 10 milionë dollarët e sinjalistikës rrugore

16/12/2015
Hetime për 10 milionë dollarët e sinjalistikës rrugore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy tendera me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose gati 10 milionë dollarë, për sinjalistikën e rrugëve kombëtare kanë krijuar dyshime për marrëveshje mes firmave pjesëmarrëse dhe për praktika të ndaluara tek Autoriteti i Konkurrencës.

Tenderat janë zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, në datat 7 dhe 9 shtator të këtij viti, me objekt “përmirësimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset kombëtare”. Ato kanë pasur një fond limit përkatësisht prej 5 milionë dollarësh për lotin Vorë-Han i Hotit, dhe 8 milionë dollarë për atë Rrogozhinë-Kapshticë.

Por përse dyshon Autoriteti i Konkurrencës? Dyshimi kryesor lidhet me faktin se, ofertat fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit në të dy tenderat, respektivisht 96 për qind në tenderin e parë dhe 97 për qind në atë të dytin. Përveç kësaj, siç deklaron në njoftimin për hapjen e hetimit paraprak mbi këtë çështje, autoriteti vëren se dy kompanitë fituese nuk kanë konkurruar në të dy tenderat, dhe se mund të kenë përdorur skemën e rotacionit në oferta duke ndarë tregun.

Në faqen e vet zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar zyrtarisht vendimin për hapjen e hetimit paraprak, që i përket datës 15 tetor. Por Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale se, edhe pse ende nuk e ka shpallur zyrtarisht, autoriteti ka vendosur të hapë hetime të thelluara për këtë çështje.

Dyshimet kryesore janë se, firmat mund ta kenë realizuar këtë skemë në bashkëpunim me institucioni kontraktues, pra Autoritetin Rrugor. Por deri tani këto mbeten thjesht dyshime dhe do të hetohen gjatë javëve në vijim.

Hetimet për këtë çështje janë hapur pas denoncimeve në media, ku është denoncuar oligopoli në këtë sektor, i dominuar nga 3 kompani: “R.S & M”, “Jubica” dhe “IDK Construction”, të cilat rezultojnë të kenë fituar pjesën dërrmuese të tenderave, që lidhen me sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, edhe pse këto kanë qenë tendera ndërkombëtarë.

Qeveria shqiptare e ka shpallur si prioritet rritjen e sigurisë rrugore, duke rritur fondet për pajisjen e rrugëve me sinjalistikë, edhe pse praktikisht kjo e fundit vlerësohet në gjenjde shumë të rëndë, duke u bërë shkak për shumë aksidente rrugore. Autoriteti i Konkurrencës kërkon që t’i shkojë deri në fund hetimit të këtij tregu, në të cilin do të kanalizohen dhjetëra milionë euro parà publike, për të mos lejuar shpërdorimin apo vjedhjen e tyre.top channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.