
Rruga Don Bosko prej sot ka mangut një prej gjërave më tërheqëse të saj, shtyllën e lartë të tensionit në mes të rrugës kryesore që lidh atë lagje me pjesën e Tiranës brenda unazës së vogël.
Banorët janë ankuar për të që prej disa vitesh, ndoshta që kur Albert Brojka ishte kryetar bashkie në Tiranë, por askush nuk e hoqi. As Rama që kishte tri mandate.
Sot një grup punëtorësh nga Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, ka bere te mundur zhvendosjen e saj, duke liruara jo vetëm trotuarin ne këtë zone, por edhe duke shmangur aksidentet e mundshme.
Nëse shtylla do të qëdnronte edhe për ca kohë, mund të mbahej si simbol i lagjes në atë formë që ishte. Edhe pak vite dhe rruga kryesore do të zhvendoset pak metra më në veri, duke e lënë këtë rrugë në hije.





