Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH, padi penale për ish-kryetarin e Komunës Velipojë

12/12/2015
KLSH, padi penale për ish-kryetarin e Komunës Velipojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në ish Komunën Velipojë, Qarku Shkodër duke kërkuar ndjekje penale për ish-kryetarin e saj Nikoll Marku. Gjatë auditivit janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore, me tjetërsim të pamerituar të pronës (tokë bujqësore) personave të afërm dhe me interesa të caktuara për një sipërfaqe prej 111ha tokë bujqësore dhe dëm ekonomik në vlerën 142.7 milion lekë dhe të ardhura të munguar në shumën 315.7 milion lekë.

KLSH bazuar në gjetjet e kontrollit depozitoi kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 10 drejtues dhe zyrtarë të komunës mes të cilëve edhe ish-kryetari i saj. Jan ë bërë padi penale për z. B.N, D.K dhe N.M ish-Kryetar Komune, K.B, L.B, M.B, RR.RR, A.F, T.V dhe T.M ish Kryetarë të Komisionit Ndarjes së Tokës, për fshatin Velipojë Sektor me akuzën për konsumim të elementëve të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Më konkretisht nga auditimi rezultoi që:

– Në 331 raste me sipërfaqe 111.9 ha, në ndarjen e tokës bujqësore , për tokat e ish-KB Velipojë Sektor Fshat Velipojë, janë shkelur dispozitat ligjore dhe janë lëshuar dokumenta të parregullta (AMTP),pajisur me tokë jashtë gjendjes civile të vitit 1991 dhe në 16 raste për sipërfaqe 13.6 ha të zënë, është ndarë për 59 frymë, duke krijuar probleme të rënda sociale e lënë pa tokë 11 familje për sipërfaqe 20 ha tokë që u takonte sipas ligjit.

– Në 238 raste me sipërfaqe 73.7 ha, për tokat e ish-KB Velipojë Sektor Reçi Ri, janë shkelur dispozitat ligjore dhe janë lëshuar dokumenta të parregullta (AMTP), me korrigjime e parakorduar, pajisur me tokë jashtë gjendjes civile të vitit 1991 pa plotësuar me normë

në 16 raste me 7.4 ha, dhënë troje mbi normën 300 m2 në 70 raste me 4.3 ha, duke cenuar e kthyer në truall fondin e tokës bujqësore, ndryshuar zërin Kadastral “Tokë bujqësore” për “tokë inproduktive” në 88 raste prej 30 ha të ndodhura buzë zonës së Vilunit dhe në zonën Pulaj Plazh, duke favorizuar pjesëtarë të familjeve të Komisionarëve dhe persona të caktuar

– Nuk janë arkëtuar për periudhën 2013-2015 shuma 147.3 milion lekë, si të ardhura të munguara nga mos arkëtimi nga subjektet private që kanë kryer aktivitet tregtar në territorin e komunës Velipojë.

– Nuk janë zbatuar aktet ligjore për menaxhimin e kontratave të qirasë në vijën ranore(troje çlodhëse), si ankand apo konkurim, mangësi e vendosjen selektive të afatit dhe vlerës së kontratës nga 2 muaj në 3.5 muaj, duke mos respektuar afatin 5 mujor të përdorur në fakt me një dëm ekonomik në shumën 41.8 milion lekë.

– Në procedurën e prokurimit “Hartimi i instrumenteve vendore të planifikimit të territorit për Komunën Velipojë” viti 2013, nuk janë marrë masa për realizimin e shërbimit në afat(shtyrje të pa justifikuara) dhe nuk janë llogaritur kamat vonesat, konfiskuar garancia e kontratës, duke shkaktuar shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 4.57 milion lekë.

– Nuk janë arkëtuar për periudhën 2013-2015 shuma 147.3 milion lekë, si të ardhura të munguara nga mos arkëtimi nga subjektet private që kanë kryer aktivitet tregtar në territorin e komunës Velipojë.

– Janë kryer pagesa të paligjshme këshilltarëve pa marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të komunës në shumën 1.4 milion lekë dëm ekonomik.

– Nuk është arkëtuar 78 subjektet hotelerie detyrimi i llogaritur në shumën 8.1 milion lekë, dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara, për buxhetin e komunës për periudhën 2012-2015.

– Nuk është arkëtuar 116 subjekte nga këto 50 subjekte për shfrytëzim sipërfaqe rëre (vendosje shesllone), 66 subjekte dyqane e 8 subjekte vendosje lodra për fëmijë shuma e llogaritur prej 21.2 milion lekë, dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara, për buxhetin e komunës për periudhën 2012-2015.

– Nuk është administruar sipas ligjit investimi i kryer në territorin e objektit “Shëtitore e Plazhit Velipojë”, duke lejuar përdorimi i sipërfaqes prej 3300 m2 për aktivitet tregtar pa pagesë qeraje, nga dy subjekte private, që ka sjellë si pasojë dëmin ekonomik në shumën prej 15,8 milion lekë, llogaritur me nivelin e qerasë.

– Është lejuar përdorimi i sipërfaqes prej 3000 m2 pronë publike, për të tre vitet e audituara pa kontrata qeraje, që ka sjellë si pasojë dëmin ekonomik në vlerën prej 10,8 milion lekë llogaritur me nivelin e qerasë për 3vjet,

– Janë krijuar të ardhura të munguara në shumën 158.2 milion lekë nga mos inventarizimi, identifikimi, mosvënia në eficencë e lënia në përdorim të tretëve të aseteve ndërtesa, troje, nga keq menaxhimi e administrimi i resurseve sipërfaqes ranore plazh ,etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.