Kryetari i PS Edi Rama ka vijuar t’i drejtohet ashpër bazës socialiste edhe sot në Gjirokastër teksa i ka kujtuar ata edhe primitiv.
Ja një pjesë e fjalës së Ramës:
“Një organizatë pa asnjë grua, pa asnjë vajzë, është një mungesë e madhe dhe e gjithë organizata socialiste mblidhet rreth një bisede, nëse ‘jam në punë shteti apo s’jam në punë. Jam unë apo është ai, hyri gruaja e tij po nuk hyri gruaja ime’. Po ku janë ata socialistë që nuk luftojnë për një punë në shtet, që punojnë në ndërmarrje, drejtojnë një ndërmarrje, kanë një biznes të vogël?
Një zonë e tërë përtej asaj, mungon. Kjo përbërje sociale është e domosdoshme për të pasur në hapësirën e PS-së përfaqësimin e të gjithëve dhe duke i pasur të gjithë të përfaqësuar, e dhe debati është shumë më i shëndetshëm dhe më emancipues.
Nuk zgjidhet problemi i punësimit duke e parë derën e shtetit si derën e vetme ku mund të gjesh punë dhe rënë në tundimin e të përsëritim historinë e Saliut: Hiq pastruese, vër pastruese, kjo është me ne, ajo është me ata. Vendet në dispozicion janë shumë më pak se nevojat dhe shpeshherë në këtë lloj qasjeje primitive bëhen qasje dhe zgjidhej të gabuara; prishim më shumë punë se ç’rregullojmë sespe harrojmë që thelbi është merita”, tha Rama.




