“Individi”, vepra e shkruar nga bankieri i ekzekutuar pak muaj më parë,Artan Santo do të ngjitet në skenë me regji të Armand Borës.
Artan Santo përvecse një sipërmarrës i zoti ishte edhe një krijues. Ka botuar libra me poezi si dhe ka shkruajtur edhe në gjininë e dramës. Pak vite para vrasjes tragjike Artan Santo ka botuar disa libra si “Individi”, “Darka e ambasadorit”, “Shtëpia e re”.
Gjithashtu Artan Santo mbahet mend se ka marrë pjesë në filmin “Guximtarët”, ndërsa libri i tij i parë në ‘96-n është Anatomia Patologjike.
Vepra “Individ” e shkruar nga Artan Santo do të ngjitet në skenë me regji të Armand Borës dhe do të interpretohet me pjesëmarrjen e Ndriçim Xhepës, Suela Konjarit dhe Rozi Kostanit.





