Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A po krijon një parti të re Ben Blushi

12/12/2015
A po krijon një parti të re Ben Blushi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ben Blushi mund të jetë në momentin që vendos për një parti të re politike në spektrin e majtë të politikës shqiptare.

Një lëvizje në këtë drejtim paralajmërohet edhe nga gazeta Mapo, botim i Universitetit Europian të Tiranës (UET).

UET është njëfarë spindoctor i Ben Blushit. Ky universitet qëndron pas botimeve të tij dhe më pas gjithë jehonës që krijohet për këto botime, rrjedhim i financimeve të bollshme të publicitetit, pa përjashtuar këtu profilin gjithnjë e më të qartë politik dhe krijues të vetë Blushit.

“Kjo klasë politike kishte dështuar dhe se ka shumë shqiptarë që mendojnë se lindja e një force të re është e mundur. “Ka ardhur koha të ndryshojmë. Partitë politike janë kthyer në ndërmarrje. Nuk jam i vetmi në Shqipëri që ka guxim ta mendojë këtë, ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe”, është shprehur Blushi në një takim të fundit në Korçë. Ai ka muaj që artikulohet që prej “funeralit të rilindjes” që e shkroi për të irionizuar atë që kishte ndodhur sipas tij me koalicionin qeverisës deri te lufta e shpallur ndaj mënyrës si qeveriset vendi. “Unë besoj se sot është dita, që të gjithë ne që pranuam të bashkëjetojmë me krimin në parlament, të kërkojmë ndjesë, sepse ata na u imponuan”, thoshte ai në nëntor në një fjalim në kuvend”, shkruna mapo në një artikull të Valdimir Karaj.

Më pas gazeta në artikullin e saj kryesor të së shtunës thotë se retorika e Blushit me doza të forta të së majtës përmend gjithmonë e më shumë të ikurit, dështimin e sistemit për të mbrojtur të varfërit dhe krijimin e një oligarkie të fortësh dhe abuzim të qeverisjes me luksin.

UET ka në strategjinë e tij inkurajimin e zërave politikë dhe penetrimin e tyre në zonat e forta të politikës, qoftë në Partinë Demokratike dhe qoftë në Partinë Socialiste. Ndikimi në formën e lotimit dhe mbështetjes me publicitet hasi në rezistencë kohët e fundit në PD. Humbja e Ervin Salianjit në garën për kryetar të FRPD, erdhi kryesisht për shkak të stopimit të lotimit të UET brenda partisë më të madhe të opozitës.

Një parti e re nga Ben Blushi do të kishte që në ditën e parë dy deputetë në Parlament, i pari Blushi dhe i dyti, një deputet aktual i PD-së, Kastriot Islami që ka pasur aksione të përbashkëta politike me Ben Blushin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.