Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani dhe Zonja e Parë festojnë Hanukan e hebrenjve

11/12/2015
Nishani dhe Zonja e Parë festojnë Hanukan e hebrenjve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në mjediset e Institucionit të Kreut të Shtetit shqiptar u kremtua për të tretin vit radhazi, festa hebraike e Hanukas, Festivali i Dritave e i lirisë së besimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Parlamentit, të Qeverisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të Bashkësisë Hebreo-Shqiptare, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, si dhe personalitete të ndryshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, pak para se të niste rituali i ndezjes së qirinjve, Presidenti i Republikës, u shpreh i gëzuar për kremtimin me miqtë izraelitë të kësaj feste që tashmë është kthyer një traditë të miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve.

“Festivali i Dritave na kujton çdo vit se përpjekjet e pareshtura dhe lufta për liri dhe të drejta të barabarta, sidomos për ushtrimin lirshëm të besimit fetar, nuk kanë reshtur ende. Nga koha e Makabenjve të lashtë deri tani, despotët dhe diktatorët janë munduar t`u mohojnë njerëzve shprehjen e lirë të besimit të tyre dhe të drejtën e ligjshme për të jetuar të lirë. Hanuka simbolizon luftën heroike të të gjithë popujve, që duan të mundin shtypje të tilla dhe mrekullinë që mund të bëjnë ata, të cilët janë të mbushur me besim dhe kurajë. Aq më e prekshme dhe aktuale bëhet kjo festë sot kur ne në Shqipëri sapo kemi kremtuar 25-vjetorin e rrëzimit të komunizmit, daljen tonë si popull nga errësira diktatoriale në dritën e lirisë dhe demokracisë, krahas vendeve dhe popujve të tjerë evropianë, në gjirin e të cilëve duam të integrohemi edhe de jure. Për ironi të fatit, 25 vite më parë, protestat studentore nisën më 8 dhjetor 2015 pas djegies së transformatorit në Qytetin Studenti, duke kërkuar në fillim drita, e më pas duke u kurorëzuar me fitoren e pluralizmit politik dhe nxjerrjes së mbarë popullit shqiptar në dritën e shndritshme të lirisë.” – tha mes emocionesh të veçanta Presidenti Nishani.

Me ketë rast Ambasadori i Shtetit të Izraelit, Boaz Rodkin i shprehu mirënjohjen Presidentit Nishani dhe Zonjës së Parë, Odeta Nishani për hapjen e Institucionit për festimet e Hanukas si dhe për faktin që e kanë shndërruar në traditë duke theksuar:

Në përfundim të ceremonisë të pranishmit ndoqën tre këngë të “Banu hosheh legaresh”, “Ha nerot ha lalu” dhe “Kur perëndon dielli” të interpretuara me virtuozitet nga kori i Liceut Artistik nën drejtimin e Etrit Adamit, shijuan gatimet dhe ëmbëlsirat e Hanukas si dhe i uruan njëri-tjetrit një vit të ri 2016 me lumturi e plot shëndet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026
Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

23/06/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026
Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.