Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BELIND KELLIÇI*/Nuk është ky modeli, do ta rrëzojmë

11/12/2015
BELIND KELLIÇI*/Nuk është ky modeli, do ta rrëzojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak ditë më parë ne mbyllëm procesin e zgjedhjeve në Forumin Rinor.

Me parimin një anëtar një votë, bazuar në modelin amerikan të përballjes së platfomave dhe ideve, ne dhe ideatori i këtij procesi Lulzim Basha, i dhamë një leksion demokracie politikës shqiptare, forumeve rinore. Unë jam krenar që jam produkt i ketij standardi dhe jam pjesë e një partie që lindi si parti e lirisë, e vlerave demokratike, qëndron e tillë sot dhe e tillë do të mbetet përjetë.

Edhe në këtë proces, ne dëshmuam se jemi ndryshe, ne bazohemi tek vlerat, parimet dhe standardet demokratike.

25 vite më parë, politika ishte pronë e një pushteti të pashpirt, pronë e një pushteti të pafytyrë. Por studentët e Dhjetorit 90 dhe rinia, besuan se politika është një mundësi për ta ndryshuar Shqipërinë dhe guxuan. Besuan se politika është një mundesi për të rrëzuar nje pushtet kriminal dhe e realizuan.

Edhe sot, 25 vite pas rrezimit te sistemit diktatorial me te eger ne Europe, perballe kemi nje pushtet po aq te pashpirt, qe nuk e ndjen vuajtjen qe shkakton dhe po aq te pafytyre, qe nuk turperohet nga marrezia e tij. Sot, gjendemi perballe nje qeverie qe po vret shpresen e shqiptareve, shpresen e te rinjve. Sot, kjo qeveri po largon rinine nga vendi e po i detyron te rinjte te enden rrugeve te Europes si emigrante.

Ne, te rinjte demokrate, nuk do ta pranojme dhe ne kete 25 vjetor te themelimit te Partise Demokratike jemi po aq te vendosur sa c’ishin te rinjt 25 vite me pare te largojme nje qeveri qe dhunon te rinjte, u vret shpresen e te ardhmen. Ne, nuk mund te pranojme qe ne vend te vlerave te na promovohen antivlerat. Vendin e arsimit ne cv e deputeteve dhe qeveritareve ta zere lloji i krimit, vitet e shkolles te zevendesohen me vite burgu dhe puna te zevendesohet me vjedhjen. Nuk eshte aspak ky modeli dhe nuk jane keto vlerat per te cilat studentet e dhjetorit 90, sakrifikuan e luftuan deri me jeten e tyre.

Tre dite me pare, PDSH organizoi nje proteste madheshtore ne diten kombetare te rinise, proteste e cila pati te bashkuar zerin e qytetarit edhe zerin e rinise demokrate qe nuk pranon te nenshkruaj dorezimin. 8 dhjetori ishte prova e madhe qe ne, rinia demokrate, deshmojme me vullnetin tone se jemi perseri te gatshem per ta ndryshuar Shqiperine. Ne, deshmojme se jemi ketu per ta larguar kete qeveri te pashpirt dhe per te mbrojtur me cdo kusht te drejtat dhe lirite tona themelore. E keqja nuk mund te na munde. Ne do ta mundim te keqen. Endrra shqiptare per liri e demokraci do te fitoje, endrra shqiptare vazhdon “e duam Shqiperine si gjithe Europa”.

Te rinjte sot, kerkojne nje model te ri, kerkojne nje rruge te re, rruge e cila ofron shprese, ofron pune, zhvillim dhe integrim. Dhe kjo rruge, nis pikerisht me rikthimin e Partise Demokratike ne krye te puneve te vendit. Kjo rruge, nis pikerisht me pjesmarrjen sa me te madhe te te rinjve ne politikeberjen e vendit.

Ne jemi gati dhe nuk dorezohemi ne mbrojtjen e vlerave tona per te cilat lindi PD 25 vite me pare.

*Kryetar i Forumit Rinor te Partise Demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.