Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fier, Prokuroria dërgon në gjykim ish-policin, akuzohet për falsifikim dokumentash

06/12/2015
Fier, Prokuroria dërgon në gjykim ish-policin, akuzohet për falsifikim dokumentash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim kërkesën për shtetasit Arben Deda, ish-efektiv policie, akuzuar për “fallsifikim dokumentash” dhe Asqeri Gjojdeshi, i akuzuar për “dhunë në familje”, pasi nga hetimi ka rezultuar se efektivi Deda ka fallsifikuar kallëzimin e shtetases B.Gj, e cila akuzonte kunatin e saj, Gjojdeshi, për dhunë.

Prokuroria ka nisur hetimin pasi ankimit që e dëmtuara B.GJ. ka dorëzuar në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Administrative kundër oficerit të policisë Arben Deda, i cili ka fallsifikuar deklarimet e saj kundër kunatit, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj saj, nga e cila kishte pasoja të rënda dhe të dukshme.

Në datë 17.02.2015, shtetasja B.GJ. kallëzon para oficerit të Policinë e Fierit, Arben Deda shtetasin Asqeri Gjodeshi që është kunati i saj, se, për shkak të konflikteve familjare, e ka goditur rëndë me shkop të trashë në të gjithë pjesët e trupit, përfshirë edhe në kokë, duke i lënë hematoma të shumta. Ndërkohë, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë Deda për këtë rast, shkruhet se “…e dëmtuara deklaron se ka pasur konflikt verbal me kunatin e saj dhe, në ikje e sipër është rrëzuar duke dëmtuar gjurin…”. Pra, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë janë shmangur me dashje të dhënat reale, si edhe nuk janë shënuar deklarimet e plota të të dëmtuarës, duke shfrytëzuar ndoshta faktin e nivelit të ulët arsimor të saj.

Pas kallëzimit, e dëmtuara B.GJ., ka kryer ekspertizën mjeko-ligjore, në bazë të të cilës evidentohen qartë shenjat e dhunës në pjesë të ndryshme të trupit dhe të kokës.

Në këto kushte, ndaj oficerit Arben Deda, në fillim të hetimeve, është vendosur nga gjykata masa “pezullim nga detyra”. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit e akuzon oficerin Deda për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”. Ndërsa shtetasin Astrit Gjojdeshi për veprën penale të “dhunës në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.