Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Sherr për çmime, Stine rreh Florin, ndërhyn edhe Stresi

06/12/2015
DETAJET/ Sherr për çmime, Stine rreh Florin, ndërhyn edhe Stresi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përballja mes këngëtarëve ka qënë e fortë këtë vit në Këngën Magjike, ajo ka degraduar deri në përplasje fizike. Kanë qënë dy kantautorët e njohur Flori Mumajesi dhe Stine të cilët janë konfrontuar fizikisht. Stine nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur dhe ka përfunduar në spital, informon mapo.

Ngjarja

Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi është nisur të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas e ka ndjekur Stine i cili pas disa batutash ofenduese, e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë (mendohet të ketë qenë kupa e festivalit).

Aty për aty ka ndërhyrë Altin Goci dhe një person tjetër që shmangu Stinen nga Flori, ndërsa ky i fundit, i gjakosur, u ndje keq dhe me vështirësi eci në drejtim të rrugës.

Më pas, në vendngjarje, në parkingun e Pallatit të Kongreseve, erdhi Stresi i cili nuk ishte fare kur bashkëpunëtori dhe miku i tij Flori, u sulmua nga Stine. Me të parë situatën, Stresi u nis për të kërkuar Stinen, ndërsa Flori u largua për në spital me një makinë. Burime thonë se, Flori ka pësuar një çarje në ballë e cila është qepur, ndërsa po ashtu, kantautori ka denoncuar ngjarjen tek forcat blu që shërbejnë në urgjencën e QSUT-së, të cilët duket se janë vënë në lëvizje duke shoqëruar agresorin në Polici.

Shoqërimi

Pas këtij incidenti banal, Nesti Duka i njohur në muzikë si “Stine” u shoqërua në polici. Forcat blu që mbërritën me vonesë në vendngjarje, ndaluan kantautorin në rrethinat e Pallatit të Kongreseve, për ta shoqëruar në komisariat, aty ku Stine pritet të japë dëshminë e tij për dhunën e ushtruar ndaj Mumajesit. Sherri mes këngëtarëve degradoi për shkak të votimeve në “Kënga Magjike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.