Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO HISTORI/ Festimi i Pavarësisë më 28 Nëntor 1913 në Vlorë

28/11/2015
FOTO HISTORI/ Festimi i Pavarësisë më 28 Nëntor 1913 në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, përcjell nëpërmjet rrjeteve sociale, disa foto të një vjetorit të festimeve të Pavarësisë në Vlorë. Referuar edhe kujtimeve të diplomatëve të huaj, ai shoqëron këto foto, me detaje dhe hollësi të festimeve të kësaj dite.

Postimi i plotë i Ilir Ikonomit në “Facebook”
“Me rastin e 28 Nëntorit, një vjetorit të Pavarësisë, Ismail beu dha një pritje në selinë e qeverisë buzë detit, ku përveç parisë, kishte ftuar edhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit, konsujt dhe komandantët e anijeve luftarake të Austrisë e Italisë të ankoruara në Gjirin e Vlorës.
Qyteti ishte zbukuruar me aq sa mundej. Nëpër shtëpitë dhe dyqanet ishte ngritur flamuri shqiptar, ndërsa Katundaria, siç quhej bashkia, ishte stolisur në mënyrë të veçantë. Qeveria kishte shpërndarë me bollëk fotografinë e një shqyti që paraqiste Skënderbeun mbi kalë dhe Ismail Qemalin me frak.
pavaresia2Para mesditës njerëzit u mblodhën në sheshin e Muradijes, ku u mbajtën fjalime dhe prej andej ecën drejt selisë së qeverisë për të uruar kryetarin. Ra në sy një manifestim me flamurin shqiptar në krye, pas të cilit vinin klerikët e qytetit, myslimanë dhe ortodoksë, të kapur dorë për dore.
Parakaluan bashkë edhe një grup kosovarësh dhe çamësh, me thirrjet Rroftë Kosova shqiptare dhe Rroftë Çamëria shqiptare.
pavaresia1I rrethuar nga anëtarët e qeverisë, Ismail beu doli në ballkonin prej dërrase të ndërtesës së vjetër dhe mbajti një fjalim të gjatë para popullit. Ai falënderoi Fuqitë e Mëdha, të cilat i përmendi me emër, një për një, dhe ftoi popullin të brohoriste për secilën prej tyre.
‘Lipset t’ua dimë për nder qeverive të mëdha, që, me ndihmën e tyre, mundëm të fitojmë vetqeverimin e Shqipërisë’, tha Ismail Vlora.
Poshtë ballkonit, nxënësit e shkollave me flamuj të vegjël në duar këndonin këngë patriotike, të tjerë hiqnin valle. Anijet austriake dhe italiane në Gjirin e Vlorës përshëndetën me të shtëna topi.

Ilir Ikonomi
(Sipas shënimeve të diplomatëve të huaj në Vlorë)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026
DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.