Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & DENONCIM/ Nasip Naço për hatër të krushkut ndërseu CEZ-in kundër biznesmenit

28/10/2015
SKANDAL & DENONCIM/ Nasip Naço për hatër të krushkut ndërseu CEZ-in kundër biznesmenit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër aferë korruptive dyshohet që është bërë me kompaninë CEZ-Shpërndarja në Shqipëri.
Afera përfshinë biznesmen, ministra e deputet.
 Venigjar Begaj është biznesmeni që ka denoncuar në prokurori shkatërrimin e biznesit të tij nga ndërprerja e një kontrate me CEZ-in si pasojë e ndërhyrjeve politike.
Në kallëzimin 120 faqesh të biznesmenit, thuhet se kompania e tij Certified Solutions Corporation ( CSC sh.p.k.) ishte pajisur me licencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në vitin 2010 për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike që i shpërndante CEZ-i në gjithë Shqipërinë. Sipas Begajt, drejtori i Metrologjisë në atë kohë ishte Gledion Rahovica aktualisht deputet I LSI-së në Berat, i cili i ka dhënë këtë autorizim me kushtin e përfshirjes në biznes me 49 % të aksioneve krushkun e Ministrit Nasip Naço, shtetasin Qirjako Kongoli.
Begaj ka pranuar këtë kusht dhe më pas kësaj kompanie, ku ishte krushku i ministrit aksioner, në vitin 2012 i është dhënë një kontratë ekskluzive 3 vjeçare për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike për të gjithë Shqipërinë. Një biznes që prodhonte miliona lekë në muaj. Pikërisht për shkak të këtyre milionave, sipas denoncuesit Begaj, në korrik të 2012 atij ju kërkuar që krushku i ministrit Naço, në atë kohë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, të merrte 80 % të aksioneve. Duke qenë se Begaj kishte bërë të gjitha investimet në këtë kompani, nuk pranoi kushtin.
Këtu nisi historia e shkatërrimit të biznesit të kompanisë së tij.
Me urdhër nga lart kompania CEZ ndërpreu të gjitha pagesat e kolaudimit të sahateve. Ndërkohë kishte detyrime të mëdha të pashlyera ndaj kompanisë. Duke qenë se kontrata u ndërpre në mënyrë të njëanshme Begaj u detyrua të kërkonte nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shlyerjen detyrimeve tatimore nga CEZ-i. Bëhej fjalë për mbi 250 milion lekë të reja ose mbi 2.5 milion dollar amerikane detyrime ndaj kompanisë së Begajt.
Drejtoria e Tatimeve nis lëvizjen për të mbledh detyrimet e saj. Koincidencë ose jo në gusht –shtator të 2013 në detabezin e bizneseve të mëdha në drejtorin e tatimeve detyrimet e CEZ-it ndaj kompanisë së Venigjar Begajt rezultonin të fshira. Pikërisht një deputet I LSI-së ishte regjistruar nga kamerat duke hyrë fshehtas te dhoma e serverave të tatimeve. Është deputeti Spartak Braho që me aktin e tij ka provokuar një skandal shumë të madh.
NdërkohëKkolegët e Spartak Brahos, përfshirë edhe ministrin Nasip Naço kishin urdhëruar ndërprerjen e kontratës që nuk pranoi t’i japë 80 % të aksioneve krushkut të tij dhe futën në lojë kompani të tjera, si Hite-tech-test me pronar Piro Xhinarin, kompanin 3G të bashkëshortes së Agron Çelës deputet i LSI-së dhe kompanian HTT të beratasit Genci Gjergjani. Këto tre kompani janë akoma në treg, sipas kallëzimit dhe dyshohet se kanë lidhje me eksponentët e LSI-së.
Sot biznesmeni dhe vet kallëzuesit Begaj janë totalisht të shkatërruar megjithëse bordi i Entit Rregullator të Energjisë i ka njohur borxhin që CEZ-i i ka atij.
Begajt nuk i janë kthyer asnjë lekë ndërkohë që biznesi i kolaudimit të matësve vazhdon të prodhojë miliona lekë.

(“ABC News”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.