Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD letër për Ilir Metën, 2 ligjet që i heqin mandatin Valentina Leskajt

27/10/2015
PD letër për Ilir Metën, 2 ligjet që i heqin mandatin Valentina Leskajt
Share on FacebookShare on Whatsapp


vali leskaj kerkesa e protokolluar

Në foto, siper deputetja dhe nenkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, poshte,kërkesa e PD-së, protokolluar në Kuvend

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Kjo kërkesë e Partisë Demokratike vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, ç’ka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.

Ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.

Sipas kërkesës së PD thuhet se “Paragrafi 2 i nenit 70 të Kushtetutës parashikon shprehimisht se: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj”.

Një nga ligjet që parashikon edhe rastet e papajtueshmërisë me mandatit e deputetit është edhe ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i cili në nenin 21 parashikon shprehimisht se asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara nga ligji, përfshirë deputetin, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik. I njëjti ndalim, sipas pikës 3 të nenit 24 të të njëjtit ligj, zbatohet edhe për personat e lidhur me zyrtarin. Sipas ligjit (pikës 1 tënenit 24) person i lidhur me zyrtarin është bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

Pra, në interpretim të këtyre dispozitave, ligji parashikon dy rrethana që janë të papajtueshme me mandatin e deputetit dhe konkretisht:

a) Përfshirja e tij në një marrëdhënie civile me institucionet publike;

b) Përfshirja e një personi të lidhur me deputetin në një marrëdhënie civile me institucionet publike.

Në rastin konkret, është e provuar se është shpallur fitues i këtij koncesioni shoqëria ku është pronar fëmija madhor i deputetes Valentina Leskaj. Ky veprim përbën shkelje flagrante të ndalimit të parashikuar nga nenet 21 dhe 24 të ligjit nr. 9367/2005. Për këtë shkak, znj. Valentina Leskaj ushtron mandatin e deputetit në kushtet e papajtueshmërisë së parashikuar me ligj”, theskon letra e deputetëve të PD-së për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.